Ndrek Shkjezi
aktor From Wikipedia, the free encyclopedia
Ndrek Shkjezi (Shkodër, 4 qershor 1922 - 11 korrik 1998) ka qenë ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të Shtetit (më pas Popullit) dhe aktor i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”.[1]
Biografia
Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Mihal Popin do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar). Në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak punon në Ansamblin e Ushtrisë . Në teatër ka luajtur rreth 100 role. Kështu mund të përmendim: “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Pirro Manit, “Gjido” etj.
Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm. Kështu, mund të përmendim rolin e tij të parë, atë të Jakobinit në filmin “Skënderbeu”, që do të jetë edhe filmi i parë Kinostudios “Shqipëria e re”, në bashkëpunim me Kinostudion Ruse “Mosfilm”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në filmat “Debatik” në vitin 1961, “Plagë të vjetra” në vitin 1969, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1978, në vitin 1978 në filmin “Radiostacioni”, në filmin televiziv “Kur hidheshin themelet” në vitin 1984, në vitin 1986 “Kur vjen një ditë” etj. Megjithëse del në pension, vazhdon interpretimin në filma të ndryshëm, si “Rikonstruksioni”, “Këmishët me dyllë”. Ndahet nga jeta në vitin 2000.
Kinematografia
Në kinematografi, Ndreka ka luajtur mbi 30 role të ndryshme. [2]
Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1990 | Fletë të bardha | Xhaxhai i Kristinës |
1990 | Një djalë dhe një vajzë | Gjyshi i Artanit |
1988 | Bregu i ashpër | |
1988 | Tre vetë kapërcejnë malin | Një nga fshatarët |
1987 | Këmishët me dyllë | Hanxhiu |
1986 | Bardhësi | Gjyshi i gruas shtatëzënë |
1986 | Dhe vjen një ditë | Nikolla, portieri i Hotelit të Beqarëve |
1986 | Fjalë pa fund | I apasionuari pas gjyqeve |
1986 | Kur hapeshin dyert e jetës | Gjin Kryebardhi |
1985 | Mondi dhe Diana | Peshkatari |
1985 | Të paftuarit | Shefi i policisë |
1984 | Fejesa e Blertës | Themiu, babai i Blertës |
1984 | Vendimi | Tregtari |
1983 | Apasionata | Xha Nasi, roja e institutit |
1983 | Fundi i një gjakmarrjeje | Alushi |
1982 | Rruga e lirisë | Preng Ujkani |
1982 | Besa e kuqe | Plaku pa shkrepëse |
1981 | Shoku ynë Tili | Mësuesi i gjeografisë |
1981 | Në prag të lirisë | Hajdar Kasimati |
1980 | Skëterrë '43 | Zoti Kiço |
1979 | Ne vinim nga lufta | Nikollaqi |
1979 | Radiostacioni | Një nga ish pasanikët |
1978 | Gjenerali i ushtrisë së vdekur | Ish-oficeri |
1978 | Kur hidheshin themelet | Zeneli |
1978 | Në pyjet me dëborë ka jetë | Allaman Uka |
1978 | Vajzat me kordele të kuqe | Babai i Jetës |
1971 | Mëngjese lufte | Et'hem Beu |
1969 | Plagë të vjetra | Llambi |
1963 | Detyrë e posaçme | Mali |
1961 | Debatik | Tregtari |
1953 | Skënderbeu | Gjeto Gjokaj |
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.