Numrat e telefonit në Kosovë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
+383 është kodi ndërkombëtar telefonik (prefiksi) për Kosovën. Ky kod i është caktuar Kosovës nga ana e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit - ITU me Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kodi fillimisht pritej të hynte në fuqi më 1 janar 2015, por që finalizimi i marrëveshjes u shty për fund të gushtit të vitit 2016. Kosova është e përfaqësuar në ITU si Kosovë*, pa paragjykimin e qëndrimeve mbi statusin e saj dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kodi +383 është në kompetencë të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës. [1] [2] [3] [4] [5]


Remove ads
Historiku
Pas shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitin 1992, e cila kishte kodin telefonik +38, Kosovës i mbeti në përdorim kodi +381, e i cili i ishte dhënë Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe që më vonë, pas ndarjes së Malit të Zi, kodi i mbeti Serbisë. Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), krahas këtij kodi për telefoninë mobile u përdoren edhe kodet e Monakos +377 dhe Sllovenisë +386. [6]
Remove ads
Telefonia fikse
Remove ads
Telefonia mobile
045, 046. Z-Mobile. Korperata Devolli
Kodet speciale
Referime
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads