Françesku

kryetar i Kishës Katolike nga viti 2013 deri në vitin 2025 From Wikipedia, the free encyclopedia

Françesku
Remove ads

Françesku ose Papa Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur si Jorge Mario Bergoglio; 17 dhjetor 1936 - vdekur më 21 prill 2025) ishte papa i 266-të[1] i Kishës Katolike Romake, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai ishte edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Fakte të shpejta Papa Françesku, Papa i 266-të i Kishës katolike ...

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.[2]

Françesku ishte i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që u zgjodh papë. Ai ishte gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads