Philippe Mexès
futbollist francez From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Philippe Mexès (lindur më 30 Mars 1982) është një futbollist profesionist françez i cili luan si qendër mbrojtës skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan dhe për Kombëtaren frënge të futbollit.
Remove ads
Karriera me skuadrat
Auxerre
Mexés filloi karrierën me të rinjtë e Auxerre-it, në moshën 12 vjeçare, ai filloi të stërvitej në Bastille, skuadra e të rinjve, ku ai shumë shpejtë u bë një lojtar kyç në skuadrën e të rinjve, duke qenë kapiten i tyre në shumë kupa. Ai i riemërua në dash pasi që në një lojë të kampionatit në ligën franceze në vitin 2002 u sulmua nga një dem.
Roma
Mexés nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Romën në qershor të vitit 2004. Roma më vonë u gjet e fajshme për shkelje, sepse AJ Auxerre, skuadra e tij e mëparshme, nuk ra dakord për transferimin; por ishte vetëm vendimi i lojtarit Mexés u pezullua por më vonë ndalimi iu hoq përkohësisht. Mexés luajti në ndeshjen e parë të tij në Serie A më 12 shtator 2004 kundrejtë Fiorentinës. Në shkurt të vitit 2005, apelimi për një ndalim gjashtë-javor u refuzua dhe Mexès e pezullua deri në prill. Saga përfundimisht u zgjpdh nga Mexès, sepse Roma do duhej t’i paguante Auxerre-it 7 milionë €.
Pas një sezoni të parë shumë të vështirë me skuadrën Capitoline, Mexés filloi kampanjën 2005-06 në stol. Shkelja e Romës për transferimin e Mexés, në vitin 2005 çoi në pezullimin e skuadrës për të blerë lojtarë tjerë përveç agjentëve të lirë, por ndalimi përkohësisht u hoq në gusht. Pasi që skuadra nuk bleu asnjë lojtar për shkak të ndalimit, ai u bë një lojtar kyç në skuadrën e Luciano Spallettit. Mexés luajti nëntë nga dhjetë ndeshjet e mundshme në kompeticionin UEFA Kupa. Ai gjithashtu luajti në finalen e Coppa Italia 2005-06. Giallorossët mbaruan sezonin në vendin 3 pestë në Serie A, fillimisht duke u kualifikuar vetëm se UEFA Kupën e vitit të ardhshëm, por për shkak të skandalit të vitit 2006, Romës iu dhurua vendi i dytë, duke lejuar Mexésin të luajë për së pari herë në Ligën e Kampionëve.
Si një nga lojtarët kyç të Romës, ai formoi një partneritet me Cristian Chivun në qendër mbrojtje. Skuadra arriti në çerek-finale të Ligës e Kampionëve. Skuadra u ndesh me Internazionalen ne finalen e Coppa Italia 2006–07. Mexès, në partenritet me Matteo Ferrari, Cristian Chivu, dhe Christian Panucci në mbrojtje, i ndihmuan Romës në një fitore në rezultat të përgjithshëm 7-4, përfshirë këtu fitoren e takimit të parë 6-2. Giallorossët gjithashtu mbaruan në vendin e dytë në Serie A duke qenë skuadra e tretë me më pak gola të pësuar.
Mexès firmosi në kontratë të re pesë-vejçare në të cilën ai do të fitonte 4.5 milionë € në vitin e parë, duke u ngritur në 5 milionë € deri në fund të vitit, në pagën bruto vjetore (rrogë para-tatimore). Giallorossët arritën në çerek-finale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi duke u mundur nga Manchester United (që më vonë edhe e fituan kampionatin) për se dyti herë radhazi. Në Serie A, Roma e zvogëloi dallimin prej 11 pikëve me Internazionalen dhe përfundimisht përfundoi e dyta pas Interit, më tre pikë më pak. Në Finalen e Kupës së Italisë 2008, Mexès e shënoi golin e parë për Romën, dhe Giallorossët vazhduan dhe fitun 2-1, duke e mbrojtur titullin e tyre.
Me Mexès në mbrojtje, Roma u kualifikua në fazën eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve 2008-09. Mexès e humbi ndeshjen kthyese me Arsenalin dhe Roma humbi 6-7 në gjuajtjen e penalltive. Megjithatë, mbrojtja e Romës, ishte skuadra e pestë me më shumë gola të pranuar në ligën shtëpiake.
Në ndeshjen e parë të Romës në Europa Leauge më 30 korrik 2009, Mexès shënoi një gol pas një gjuajtje të lirë të Francesco Tottit, duke i dhënë Romës një barazim. Edhe pse atij i jepej të luajë më pak pas ardhjes në Nicolás Burdissos në huazim nga Interi, Mexès i kontribuoi mbrojtjes e cila i ndihmoi Romës të mbarojë në vendin e dytë në Serie A. Në pjesën e fundit të vitit 2010 ai riktheu vendin e tij në skuadër.
Më 3 prill 2011, Mexès u desh të zëvendësohet në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen e Serisë A kundrejt Juventusit për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të majtë. Pas ndeshjes, u zbulua se i ka të dëmtuara ligamentet. Dy ditë pas lëndimit, ai pati një operacion të suksesshëm. Në një intervistë pas operacionit, Mexès iu përgjigj spekulimeve se ai e ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Pasi që kontrata e tij skadonte në qershor të vitit 2011, ai la të kuptohej se do të largohet, me gjasa për të nënshkruar me Milanin.
Milan
Më 10 maj 2011, drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani njftoi, "Philippe Mexès do të luajë për Milanin sezonin e ardhshëm," duke deklaruar përfundimin e transferimit të Mexèsit. Mexèsit iu dha numri pesë në fanellë, numri i njëjtë që ai e mbante tek Roma. Ai e luajti ndeshjen e tij të parë jo-zyrtare për skuadrën Primavera (skuadra e të rinjve). Ai lujati vetëm 45 minuta sepse loja kishte për qëllim për t’i ndihmuar shërimit të tij nga një lëndim i rëndë në gju. Më 26 tetor 2011 ai e bëri debutimin e parë në Serie A me Milanin, në një fitore si nikoqir të cilën e fituan 4-1 kundrejt Parmës.
Remove ads
Karriera me kombëtaren
Ai luajti për Kombëtarjen frënge të futbollit U-18 dhe U-21, përfundimisht duke fituar një vend në skuadrën seniore të vitin 2002. Gjatë qëndrimit të Raymond Domenech si trajneri i kombëtares frënge, ai u ftua shumë rrallë, dhe ai nuk arrit të bashkohet me kombëtaren frënge për UEFA Euro 2004. Ai u ftua për ndeshjen miqësore të Francës kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës në gusht të vitit 2006. Mexès nuk u zgjodh të luajë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006 në Gjermani dhe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010 në Afrikën Jugore. Pas Kampionatit Botëror 2010, Laurent Blanc u emërua si trajneri i ri i kombëtares, dhe Mexès i luajti pesë ndeshjet e para të erës Blanc, duke formuar një partneritet me Adil Rami në qendër të mbrojtjes. Më 25 mars 2011, ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren frënge në një ndeshje kundrejt Luksemburgut.
Remove ads
Jeta Personale
Mexès dhe e dashura e tij Carla, kanë dy fëmijë. Djali i tij Enzo, ka lindur më 1 qershor 2003, dhe vajza e tij Eva ka lindur më 29 korrik 2007.
Nderimet
Skuadrat
- Auxerre
- Coupe de France: 2003
- Roma
- Coppa Italia: 2007, 2008
- Milan
- Supercoppa Italiana: 2011
Kombëtarja
- Kampionati Evropian i Futbollit U-18 Medalje të Artë: 2000
- Kupa e Konfederatave FIFA: 2003
Individual
- France Football "Shpresa e Vitit": 2000
Statistikat e karrierës
Kombëtarja
Remove ads
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads