Pjetër Gjoka

këngëtar shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Pjetër Gjoka (Ulqin, 2 gusht 1912, Perandoria Osmane - 1 qershor 1982) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Biografia

Lindi në Ulqin më 2 gusht 1912, i biri i Gjokës dhe i Çijes, i ati ishte nga Dushmani ndërsa e ëma nga Toplana. Familje kishte shkuar në Ulqin për arsye gjakmarrjeje, ku i ati punonte si hamall, pastrues pusesh dhe punë të tjera me mëditje, ndërsa e ëma merrej me qëndisí.[1]

Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në komedinë “Tartufi”. Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Disa nga kryerolet e tij janë: Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabeliku, Klaudi, Mbreti Lir, Gjini, Ali Pashë Gucia, etj. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ka intertretuar edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Roli i fundit i tij në Teatrin Kombëtar ishte në dramën “Epoka para gjyqit”. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor.

Role në filmat

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.