Puna (fizikë)

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

fizikë, puna mekanike është sasia e energjisë që jepet nga një forcë që vepron përgjatë një largësie. Thuhet se një forcë kryen punë pozitive nëse drejtimi i saj është i njëjtë me zhvendosjen dhe punë negative nëse drejtimi i saj është i kundërt me zhvendosjen (psh forca e fërkimit). Ashtu si energjia , ajo është një madhësi skalare , ku njësia SI e saj është xhauli. Termi punë u shpik në vitin 1826 nga matematikani Francez Gaspard-Gustave Coriolis.[1][2]

Në trajtë vektoriale, puna jepet si prodhimi i brendshëm (skalar) i vektorit të forcës me atë të zhvendosjes:

Kur një forcë F është konstante dhe këndi midis forcës dhe zhvendosjes, s, është atëherë formula zbërthehet si ajo e një prodhimi skalar në matematikë:

Sipas teoremës ....energji-punë nëqoftëse një forcë e jashtme vepron mbi një trup të ngurtë, energjia kinetike e tij do të ndryshojë nga Ek1 tek Ek2, kështu që puna mekanike (W) jepet nga :[3]

ku m është masa e objektit dhe v është shpejtësia e objektit.

Nëqoftëse forca rezultante F mbi një objekt vepron ndërsa objekti zhvendoset përgjatë një distance d, si dhe forca dhe zhvendosja veprojnë paralel me njëra tjetrën , puna mekanike e bërë mbi objektin është produkti skalar i F i shumëzuar me d:[4]

.

Pra në rastin më të përgjithshëm (kur vektorët janë në një kënd jo-zero θ formula është W = F d cos θ. Nqs forca dhe zhvendosja janë paralel dhe në të njëjtin drejtim , puna mekanike është positive. Nëqoftëse forca dhe zhvendosja janë paralele por në kah të kundërt (pra antiparalele), puna mekanike është negative.

Në rastin kur vektori i forcës dhe zhvendosjes janë pingul me njëra tjetrën , forca nuk kryen punë :[4]

Remove ads

Puna dhe energjia potenciale

Prodhimi i brëndshëm (skalar) i një force F dhe shpejtësisë v të pikës së zbatimit përcakton një burim fuqie në një çast t. Integrimi i kësaj fuqie nëpër trajektoren e pikës së zbatimit , cakton një input pune nga sistemi për forcën.

Varësia nga trajektorja

Puna e kryer nga një forcë F mbi një objekt sipas një trajektoreje C jepet nga integrali i vijës:

Për ta vlerësuar këtë integral duhet të jepet trajektorja që ndjek trupi nën veprimin e forcës.

Puna e forcës së rëndesës

Thumb
Rëndesa kryen të njëjtën punë përgjatë çdo trajektoreje lëvizëse

Në mungesë të forcave të tjera, rëndesa çon në një përshpejtimin e vazhdueshëm të çdo objekti në rënie të lirë. Pranë sipërfaqes së Tokës nxitimi për shkak të gravitetit është g = 9,8 m⋅s-2 dhe forca gravitacionale në një objekt me masë m është . Është e përshtatshme të imagjinohet kjo forcë gravitacionale e përqendruar në qendërën e masës së objektit. Nëse një objekt me peshë zhvendoset lart ose poshtë një distancë vertikale , puna A e kryer mbi objekt është:

Remove ads

Puna e kryer nga një gaz

Puna A e kryer nga një gaz në mjedisin rrethues jepet si:

ku është shtypja, është vëllimi kurse dhe janë vëllimi fillestar dhe ai përfundimtar

Remove ads

Referime

Bibliografi

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads