Qeveria e Pajtimit Kombëtar
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Remove ads
Qeveria e Pajtimit Kombëtar ishte qeveria që drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 qershor 1997. Ajo u krijua si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997, të nxitura nga falimentimi i skemave piramidale. Kjo qeveri erdhi 1 javë pas dorëheqjes së qeverisë së Aleksandër Meksit, më 2 Mars 1997. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino, kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Qeveria e re u votua më 11 Mars 1997 nga parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha më 12 Mars. Fino shpalli si program të qeverisë 4 pika kryesore: stabilizimin e rendit publik dhe vendosjen e qetësisë, stabilizim të situatës ekonomike dhe të furnizimit të popullit, zotërimin e gjendjes financiare dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.
- Bazuar në nenin 28, pika 7 dhe në nenin 33 të ligjit 7491, datë 29.04.1991 "Mbi organet kryesore kushtetuese", me propozim të Kryeministrit Bashkim Fino, Presidenti shqiptar Sali Berisha dekretoi Këshillin e Ministrave që vijon si më poshtë:
- Ekrem Kastrati-Sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave, Partia Demokratike
- Lush Përpali-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Brendshme, Partia Socialiste
- Ali Kazazi-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Partia Demokratike
- Pavli Zëri-Sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Partia Socialiste

Ngërçi qeveritar i kimizmit të kësaj qeverie, parashikonte ndarjen në ushtrimin e kompetencës së detyrës, midis ministrit dhe sekretarit të shtetit. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 9 marsit. Vlente për Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto ministri, firma e ministrit nuk vlente pa kundërfirmën e sekretarit të shtetit. Me vendimin nr.171, datë 19.4.1997 “Për funksionet e sekretarëve të shtetit në qeverinë e pajtimit kombëtar”, Këshilli i Ministrave vendosi që sekretarët e shtetit do ushtronin funksione koordinuese dhe drejtuese të politikës në ministritë përkatëse, drejtonin veprimtarinë e përditshme të sektorëve të veçantë të ministrisë, etj. Kjo formë punë bënte të detyrueshëm kompromisin midis dy forcave kryesore politike nga njëra anë dhe nga ana tjetër rriste mundësinë e mosqeverisjes së shkaktuar nga moskoordinimi përkatëse.
Remove ads
Referime
- Revista Mapo :Marrëvshja e 9 marsit’97, ja si Fino u bë kryeministër Arkivuar 17 prill 2021 tek Wayback Machine
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :9 Mars 1997 Arkivuar 1 tetor 2012 tek Wayback Machine
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :10 Mars 1997 Arkivuar 1 tetor 2012 tek Wayback Machine
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :11 Mars 1997 Arkivuar 10 maj 2012 tek Wayback Machine
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :12 Mars 1997 Arkivuar 5 maj 2012 tek Wayback Machine
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :13 Mars 1997 Arkivuar 10 maj 2012 tek Wayback Machine
Remove ads
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads