RMS Carpathia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
RMS Carpathia ishte një anije avullore pasagjerësh transatlantike e Cunard Line e ndërtuar nga C. S. Swan & Hunter në kantierin e tyre detar në Wallsend, Angli.
Carpathia bëri udhëtimin e saj të parë në vitin 1903 nga Liverpuli në Boston dhe vazhdoi në këtë rrugë përpara se të transferohej në shërbimin e Mesdheut në vitin 1904. Në prill të vitit 1912, ajo u bë e famshme për shpëtimin e të mbijetuarve të RMS Titanic të rivalit White Star Line, pasi ai goditi një ajsberg dhe u fundos në Oqeanin Atlantik të Veriut. Carpathia lundroi nëpër fushat e akullit për të mbërritur dy orë pasi Titaniku ishte fundosur dhe ekuipazhi shpëtoi 712 të mbijetuar nga varkat e shpëtimit të anijes.
Carpathia u fundos gjatë Luftës së Parë Botërore më 17 korrik 1918 pasi u torpedua tre herë nga nëndetësja gjermane U-55 pranë brigjeve jugore irlandeze, me një humbje prej pesë anëtarësh të ekuipazhit.
Emri i anijes vjen nga vargmali i Evropës Qendrore, Karpatet.
Remove ads
Shqiptarë në anije
Në bordin e saj ka pasur numër të madh shqiptarësh. Faqet e librit përmbajnë mjaft materiale për familjet e tyre të emigruara, në faqe 298
- Mato, Tahir 36 vjeç, punëtor, i pamartuar, nuk di të lexoje as të shkruaj; raca: shqiptar, qyteti i Nivicës, i ati Nebi Zeneli nga Nivica, e ëma nga Trilzi Iliasi, tjetër
- Zenel, Nebi 24 vjeç, punëtor, i martuar, nuk di të lexojë as të shkruaj; raca: shqiptar, qyteti Nevicës, vëllai i Sano Mato-s nga Nivica, e ëma nga Trilzi Iliasi, tjetër
- Memushi, Liaze (lindur me 1878), Kadri, Isa, etj.
Remove ads
Te dhëna teknike
- Gjatësi: 164,58 Metër
- Gjerësi: 19,65 Metër
- Hapësirë: 13.555 BRT
- Ndërtim hekuri
- makineri ekspansioni avulli
- dy helika
- Shpejtësia e shërbimit: 14/17 nyje
Trivia
Galeria
- Trupi i anijes i lyer me gri i Carpathia qëndron në platformën e rrëshqitjes, duke pritur lëshimin.
- Carpathia në dok në New York pas shpëtimit të mbijetuarve të Titanic'
- Margaret Brown (djathtas) duke i dhene kapitenit Arthur Henry Rostron një çmim për shërbimin e tij në shpëtimin e të mbijetuarve Titanikut
- Foto e rrallë në kuvertë e pasagjerëve të Carpathia (rreth vitit 1914) që nuk ka lidhje me katastrofën e Titanikut.
Remove ads
Shiko edhe
Faqe të jashtme
Burime
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Category:RMS Carpathia.
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads