Radio Koha

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Radio KOHA është e para radio private në Shqipëri. Ajo filloi transmetimin me lajme dhe muzikë ditën e 29 qershorit 1997, dita kur bëheshin zgjedhjet parlamentare. Gazetarët e parë të saj kanë qenë Alban Dudushi dhe Ilir Gjini, të cilët mbajtën nonstop me lajme nga zgjedhjet parlamentare të kësaj dite. Selia e parë në kohën kur ishte shtetrrethimi i qershorit 1997 ka qenë një nga dhomat e zotit Nikollë Lesi, pronar i gazetës Koha Jonë.

Transmetuesi ishte 1 kW dhe kishte pak pajisje transmetimi dhe regjie. Radio ishte dhuratë e një botuesi italian të medias, Nicola Grauso, i cili kishte parë në RAI djegien e gazetës më të madhe në Shqipëri, Koha Jonë3 mars 1997 dhe erdhi me avion çarter duke i dhuruar botuesit Lesi 10 kompjutera Macintosh dhe një stacion modest radioje. Pra këtu nisi "aventura" e radios së parë private në Shqipëri.

Më pas radio u kompletua me dy zyra dhe një dhomë transmetimi në rrugën "Sami Frashëri", pallati 26/2, Tiranë, ose edhe më saktë në një prej hyrjeve private (shtëpi) të botuesit Lesi. Radio KOHA gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999 mbeti e para në tregun e mediave private. Më pas dolën konkurrentë të tjerë nga fusha e biznesit të cilët filluan transmetime digjitale dhe konkurruese.

Gjatë viteve të saj, Radio KOHA ka pasur gazetarë që janë ndër më të njohurit e tregut të medias radiofonike në Shqipëri si: Alban Dudushi, Enkel Demi, Mimoza Picari, Eno Popi, Eriona Shehu, Adi Krasta, Anila Jole, Amalia Dhamo, Indrit Çobani.

Në fillim të vitit 2006 Radio KOHA i është shitur një kompanie tjetër mediatike.

Remove ads

Shih edhe

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads