From Wikipedia, the free encyclopedia
Rinush Idrizi (Tiranë, 14 gusht 1938 - Jamaica Plain, MA 17 tetor 2008) ka qenë poet, studjues, kritik dhe biografist i njohur për punimet monografike dedikuar autorëve të rëndësishëm si Migjeni dhe Ndre Mjeda. Si mësues i letërsisë në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë vitet '70 , fitoi famë tek gjenerata e të rinjve intelektualë dhe u internua me transferim si mësues tek shkolla fillore e komunës Shëngjergj (Tiranë) në malin e Dajtit për vizionin liberal dhe perëndimor. Promovimin e parë publik pas viteve '90 e realizoi në Radio Tirana me ish nxënësen dhe gazetaren Valdete Antoni ku shpalosi pjesë nga krijimtari poetike dhe studimore. Më vonë pas një roli aktiv në publistikë në demokraci, prej vitit 1995 emigroi në Boston Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.