Rrahman Rama

From Wikipedia, the free encyclopedia

Rrahman Rama
Remove ads

Rrahman Rama (i lindur më 5 Qershor 1967) në fshatin AkrashticëKomunës së Vushtrrisë, është një oficer ushtarak shqiptar nga Kosova. Ai ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga 18 Marsi i vitit 2015 deri më 30 Nëntor të vitit 2021.

Fakte të shpejta Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Paraprirë nga ...

Në vitin 2015, Rrahman Rama u bë Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Dekretin Presidencial, të lëshuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Në vitin 2020, Rrahman Rama u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo PendarovskiShkup. Rama mbështeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke pretenduar se ajo do të kishte një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Gjatë një interviste me Radio "Kosovën e Lirë", Rrahman Rama tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është një proces që ka filluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Më 30 Nëntor 2021, Rrahman Rama dha dorëheqje nga posti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u zëvendësuar nga nipi i ish–Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, Bashkim Jashari.

Remove ads

Referencat

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads