Surja

From Wikipedia, the free encyclopedia

Surja
Remove ads

Surja ose Sureti (arabisht: سورة sūrah, shumësi: سور suwar) është njësi përbërëse Kur'anore. Kur'ani përmban 114 sure. Suret Kur'anore janë të emëruara dallueshëm nga përmbajtja e tyre. Rradhitja e sureve në Kur'an është bërë jo sipas kohës së zbritjes por sipas kërkesës së Muhammedit a.s. Kapitulli më i shkurt në Kuran është Sureja Keuther me tri ajete, ndërsa sureja më e gjatë është Suretu El Bekare (shq.: Sureja El Bekare) me 286 ajete. Të gjitha suret fillojnë me Bismillah përveç sures Teube.

Thumb
Sureja e pare e Kurani Qerimit me 7 ajete.

Surja është një nga njëqind e katërmbëdhjetë kapitujt e Kuranit, secila e ndarë në disa vargje, të njohura si ajete. Suret kanë gjatësi të ndryshme, më e shkurtëra (surja el-Keuther) me tre ajete dhe më e gjata (surja el-Bekare) me 286 ajete.[1] Nga 114 suret e Kuranit, 87 klasifikohen si mekase dhe 27 si medinase. Ky klasifikim është vetëm një përafërim në lidhje me vendin e zbulimit; çdo sure e zbuluar pas migrimit të MuhammeditMedinë (i njohur si hixhreti) quhet medinase dhe çdo sure e zbuluar para kësaj ngjarje quhet mekase. Rradhitja e sureve në Kuran është bërë jo sipas kohës së zbritjes ose sipas tematikës por përafërsisht sipas gjatësisë, duke filluar nga më e gjata deri tek më e shkurtëra. Përveç sures sures et-Teube, të gjitha suret fillojnë me "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kjo formulë njihet si el-Besmele.

Remove ads

Etimologjia

Fjala sure eshte përdorë në kohë e Muhammedit si term që do të thotë kaptinë e Kuranit. Theodor Nöldeke duke ndjekur Buxtorfin ka sugjeroi se fjala sure është e ngjajshme me fjalën hebrenje'שורה' që do të thotë rresht. Disa thojnë se kjo fjalë është e lidhur me fjalën arabe sur që do të thotë mur. Jeffery thotë se e ka origjinën prej fjalës siriane që do të thotë shkrim.

Emrat e kapitujve

Ajete dhe kapitujt që i kanë ardh Muhammedit në Kuran nuk janë ardhë me emra. Disa emra të kapitujve janë përmend në hadithe si për shembull Sureja Fatiha (Hapja), sureja Jusuf (i dërguar) e disa prej tyre janë përmend prej fjalës së parë në fillim të kapitullit si për shembull Qaf, Ya-Sin dhe ar Rahman. Disa suret jenë emëruar sipas një fjale të veçantë që ndodhi në kapituj, si për shembull El Bekare (lopë), En Nur (dritë), Nahl (bleta), Zuhruf (zbukurimet e Zotit), Hadid (hekuri), El Kehf (shpella).

Remove ads

Lista e sureve

Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e sureve në Kuran

Shih edhe

  • Disa ajete të zgjedhura
  • Islami
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

Referimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads