Thimi Filipi

aktor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Thimi Filipi (Uznovë, 25 korrik 1906 - 11 korrik 1989) ka qenë një aktor i mirënjohur shqiptar.

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...

Jetëshkrim

Thimi Filipi ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1906. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Beratit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në formacionet partizane, ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Beratit. Mbaron kursin për aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1955 fundon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën Lulja e kujtimit. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.

Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, Tana, në rolin e sekretarit të partisë. Do të pasonin role të tjera, si ai i Nezirit, tek filmi Përballimi, Fahredini tek Njeriu me top, Xhemal Struga tek Ballë për ballë, Nashua tek Si gjithë të tjerët, Gramozi tek Asgjë nuk harrohet, babai i Irenës te Pranvera s’erdhi vetëm etj. Më 1987 - 1989 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”.

Ndahet nga jeta në Berat, në 11 korrik të vitit 1992.

Për meritat e tij artistike, më 1 qershor-22 korrik të vitit 1993 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit” (pas vdekjes).

Remove ads

Filmografia

Remove ads

Lidhje të jashtme

Thimi Filipi tek IMDb

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads