Tolgahan Sayışman

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Tolgahan Sayışman (lindi më 17 dhjetor 1981)[1] është aktorë[2] dhe model turk.[3] Sayışman fitoi vendin e dytë si modeli më i mirë i Turqisë më 2002 dhe Manhunt International më 2005 në Korenë e Jugut.[4] Pas u kthye në Stamboll, ai morri mësim prej Ayla Algan në Shtëpinë e Dramës.

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...

Jeta dhe karriera

Tolgahan Sayışman ka lindur më 17 dhjetor 1981. Është model dhe aktor në televizion dhe kinema.  Ka studiuar në gjimnazin Kadıköy İntaş dhe është diplomuar në universitetin Doğuş për biznes. Në 2005 ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror 'Manhunt International' të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka marrë për një kohë të gjatë leksione aktrimi nga Ekoldrama dhe Ayla Algan. Më pas ka luajtur në filmin 'Zemrat e burgosura'. Ka performuar shumë mirë në konkursin 'Top Model' dhe më pas ka luajtur në filmat 'Maçot', 'Dixhle', 'Të gjithë një' dhe 'Shtriga'. Më 24 tetor, ka ndarë rolin kryesor me Fahrie Evxhen në filmin kinematografik, 'Dashuria duhet të mbahet'. Ka vënë në jetë rolin e Mustafait në filmin 'Lamtumirë rumeli', i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri. Më 6 nëntor, ka luajtur rolin kryesor me Bergyzar Korelin në filmin 'Dashuria nuk thotë po vij'.

Në filmin për të rinj 'Era e Plepit', ka marrë pjesë si aktor dytesor. Ka luajtur rolin kryesor të Xhenarit në telenovelën e FOX TV 'Epoka e Tulipanëve', nga shtatori i 2010 deri në vitin 2014. Gjithashtu ka marrë role kryesore në filmat 'Saadet Işıl Aksoy', dhe 'I Syrgjynosur'. Tolgahan njohu sukses të padiskutueshëm me rolin kryesor si Jigit Kozan në serialin "Mos u dorëzo"[5]. Në serialin “Perla e zezë” vjen përsëri si protagonist në rolin e Kenan[6].Në vitin 2018 Tolgahan luajti në serialin “Një Shpresë Mjafton” në rolin kryesor si Yilmaz Karabey.[7]

Remove ads

Jeta private

Tolgahan u martua me aktoren,modelen dhe misin Shqipëtar Almeda Abazin[8].Ata janë prindër të një djali të quajtur Efehan.

Filmografia

VitiProdhimiRoliShënimet
2006Acemi Cadımysafir, serial
2006Esir KalplerLevent ErtekinKanal D, serial
2006MaçolarTuncayroli kryesor, serial
2007DicleFerhatserial
2007 - 2009Elveda RumeliNamık/Mustafaroli kryesor, Atv, serial
2007Hepsi1Ali KoşShow TV, Atv, serial
2008Aşk TutulmasıUğurroli kryesor, film
2009Kavak Yellerimysafir, Kanal D, serial
2009Aşk Geliyorum DemezAliroli kryesor, film
2010 - 2014Lale DevriÇınar Ilgazroli kryesor, FOX TV, serial
2014 Sürgün Sedat roli kryesor, film
2015-2016 Asla VazgeçmemYiğit KozanShow TV, serial
2016 Bizans OyunlarıPrens Adonisfilm
2017 - 2018 Siyah InciKenan Celebiroli kryesor, Star TV, serial
2018 - 2018 Bir Umut YeterYilmaz Karabeyroli kryesor, Kanald, serial

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads