Valdete Antoni
poete shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Valdete Antoni lindi më 13 shtator, 1953, Tiranë, është poete shqiptare bashkëkohore dhe gazetare e Radio Tirana, RTSH. E vlerësuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve me çmimin e parë Naim Frashëri, 1999 për poezinë dhe çmimin për gazetarinë më të mirë radiofonike të vitit nga Fondacioni i Kulturës Velia, Tiranë, 2000. Autore e gjashtë librave me poezi dhe shumë emisjoneve në Radion kombtare në 37 vjet profesion si gazetare, librin e parë e botoi në Kosovë me redaktimin e studjuesit të njohur Agim Vinca.

Tituj të veprave
- Vesë tingulli - poezi,Tiranë, 2011
- Tretur në polen drite - poezi,Tiranë, 2005,
- Hyj në kraharor Zoti - poezi,Tiranë, 2001,
- E pashë fluturimin tim - poezi,Tiranë, 1999,
- Muri im ka veshur këmishë - poezi,Tirane 1997,
- Ëndërr në mur - poezi,Prishtinë,1993,
- Marmara Hanëm, Prozë, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2015.
Shih edhe
Referime
Burimi i të dhënave
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.