Xhamia Mbret, Berat

xhami From Wikipedia, the free encyclopedia

Xhamia Mbret, Berat
Remove ads

40°42′20″N 19°57′7″E

Thumb
Pamje e jashtme e Xhamisë Mbret
Thumb
Pamje e brëndshme e Xhamisë Mbret

Xhamia Mbret (Turqisht: Hünkâr Camii), Xhamia e Hynqarit ose Xhamia e Sulltanit është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpallur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, hajati (portiku) dhe minareja.

Në sallën e lutjeve tavani masiv i pikturuar, mafili i gjerë me dy kate i mbështetur mbi dy shtylla druri, mihrapi ne murin fundor dhe mimberi në anën e djathtë të mihrapit formjnë strukturën dekorative të saj. Në qendër të tavanit ka rozeta me mbishkrime të thënieve të ndryshme kuranore. Një frizë poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të zotit (Allahut).

Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Portiku ka tavanin e tij dhe në murin verior të tij ndodhet një tjetër mihrap në mënyrë që besimtarët e shumtë të mund të falen edhe në portik. Portiku është më i ri se Xhamia dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII nga Usta Dush Barka. Ai qarkohet nga një harkadë e mbështetur në kollona guri.

Pjesa e sipërme e minares është rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi dhe është një prej elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV. Nga jashtë Xhamia është tërësisht e suvatuar dhe mbi suvatim është vizatuar për të imituar muraturën e saj.

Remove ads

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads