shkronjë latine E me diaerezë; përdoret në shqip, holandisht, frëngjisht dhe afrikansisht
Ë (ë) është shkronjë e gjuhës shqipe dhe gjuhës kashubiane. Kjo shkronjë gjithashtu paraqitet në Afrikanisht, Holandisht, Frëngjisht dhe Luxemburgish si variant i shkronjës “e”. Gjithashtu paraqitet edhe në gjuhën Turoyo kur ajo shkruhet me shkronja Latine ashtu si dhe në gjuhën ruse me dallimin e vetëm se në rusishte kjo shkronjë lexohet e shqiptohet “ë”. Në shqip është shkronja e tetë e alfabetit dhe zanorja e tretë, është shkronja më e përdorur dhe përbën 10 % të të gjitha shkrimeve.Shkronja "ë" njdonjëherë harrohet. PSH: Shkronjë-Shkronj.
Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashtë mjedisevë laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t'u ndërtuar Ëndrra jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji. Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.
Ëmbëlsira është një lloj gatese që bëhet me sheqer, me mjaltë, me reçel a me diçka tjetër të ëmbël; një copë a një pjesë nga kjo gatesë. Ndryshe është një lloj arti i përgatitjes së konfeksioneve, të cilat janë artikuj ushqimorë të pasura me sheqer dhe karbohidrate. Përkufizimet e sakta janë të vështira. Në përgjithësi, ëmbëlsirat ndahen në dy kategori të gjera dhe disi të mbivendosura, ëmbëlsira të furrave të bukës dhe konfeksione sheqeri.