Map Graph
No coordinates found

Principata e Arbërit

Arbanoni i njohur në historiografinë shqiptare si Principata e Arbërit ose Arbëria ishte një principatë mesjetare e familjes së Progonit, si dhe e para njësi politike arbërore gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas u formua si shtet nga Dhimitër Progoni. Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, Kruja u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.

Read article
Skeda:Gëziq_eagle_emblem.svgSkeda:Map_of_Arbanon_(Arbëria).pngSkeda:Coat_of_arms_of_Albania.svg