Gadishulli Iberik i njohur gjithashtu si Iberia, është një gadishull në Evropën jugperëndimore. E ndarë nga pjesa tjetër e tokës evropiane nga Pirenetë, ajo përfshin territoret e [[Spanja gadishullore|Spanjës Gadishullore dhe Portugalisë Kontinentale, që përfshin pjesën më të madhe të rajonit, si dhe pjesët e vogla të Andorrës, Territorin e Jashtëm Britanik të Gjibraltarit dhe, në përputhje me përkufizimin tradicional të Pirenejve si kufiri verilindor i gadishullit, një pjesë e vogël e Francës. Me një sipërfaqe prej përafërsisht 583,254 kilometra katrorë, dhe një popullsi prej rreth 53 milionë banorë, është gadishulli i dytë më i madh evropian për nga sipërfaqja, pas Gadishullit Skandinav.