Kroacia, zyrtarisht Republika e Kroacisë, është një shtet në Evropën Qendrore dhe Juglindore në brigjet e Detit Adriatik. Kufizohet me Slloveninë në veriperëndim, Hungarinë në verilindje, Serbinë në lindje, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi në juglindje, dhe ndan një kufi detar me Italinë në perëndim. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i tij, Zagrebi, përbën një nga nënndarjet kryesore të vendit, me njëzet zhupanitë.