Pushime në Romë , prodhim i vitit 1996 dhe regji të Koço Devoles, është një telefilm komedi me shumë skena të papritura dhe argëtuese marrë nga realiteti i kohës dhe përcjellë me një stil ironie, humori, satire nëpërmjet lojës brilante të kastit të tij. Kjo komedi është prodhim i RTSH-Televizioni Shqiptar.