Coldplay
From Wikipedia, the free encyclopedia
Coldplay është një grup muzikor rroku nga Britania e Madhe i krijuar më 1996 nga lideri i grupit, vokalisti Chris Martin dhe kitaristi kryesor Jonny Buckland në University College London (UCL).[1] Pasi ata formuan grupin me emrin Pectoralz, Guy Berryman iu bashkua grupit si një basist dhe ata e ndryshuan emrin e tyre në Starfish.[2] Will Champion iu bashkua në bateri, si back vokal dhe multi-instrumentist, duke plotësuar kështu formacionin. Manaxheri Phil Harvey është konsideruar shpesh si anëtari i pestë jo-zyrtar.[3] Grupi u riemërua si "Coldplay" më 1998,[4] para se të regjistronin dhe publikonin tre këngët e para: Safety më 1998, Brothers & Sisters dhe The Blue Room në vitin 1999. The Blue Room ishte kënga e tyre e parë e publikuar nga një shtëpi e madhe diskografike, pasi kënduan tek Parlophone.[5]
Coldplay | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Londër, Angli |
Zhanret | Alternative rock Piano rock |
Vitet aktik | 1998 — vazhdim |
Labeli | Parlophone Capitol |
Website | coldplay.com |
Ata u bënë të njohur në mbarë botën me publikimin e këngës "Yellow" në vitin 2000. Kjo u pasua nga albumi debutues i tyre Parachutes i publikuar në të njëjtin vit, i cili u nominua për Mercury Prize. Albumi i dytë i grupit, A Rush of Blood to the Head (2002), u publikua nën jehonën e kritikave pozitive dhe fitoi disa çmime, duke përfshirë NME' Albumi i Vitit. Publikimi i tyre i radhës, X&Y, albumi më i shitur në të gjithë botën në 2005, u kritikua përgjithësisht pozitivisht deri në publikimin e tij, megjithëse disa kritika e kanë cilësuar një punim më të dobët se paraardhësi i tij. Albumi i katërt i grupit, Viva la Vida or Death and All His Friends (2008), u prodhua nga Brian Eno dhe u publikua sërisht me komente të shkëlqyera, duke fituar disa nominime për Grammy Award dhe fitoi në 51st Grammy Awards.[6] Në 24 tetor 2011, ata publikuan albumin e tyre të pestë, Mylo Xyloto, i cili arriti të kurorëzohej me komente pozitive, të kryesonte klasifikimet muzikore në më shumë se 34 shtete, dhe ishte albumi britanik rrok më i shituri i 2011-ës.[7] Në 16 maj 2014, ata nxorën në treg albumin e tyre të gjashtë, të titulluar Ghost Stories, i cili kryesoi klasifikimin e ablumeve në iTunes Store në 100 shtete.[8] Në 4 dhjetor 2015, grupi publikoi albumin e tyre të shtatë, A Head Full of Dreams.
Grupi ka fituar disa çmime muzikore gjatë karrierës së tyre, duke përfshirë tetë Brit Awards— çmimin si Best British Group 3 herë — pesë MTV Video Music Award dhe shtatë Grammy Awards nga 25 nominime. Coldplay ka shitur më shumë se 80 milion disqe në gjithë botën, duke i bërë ata në një nga artistët muzikorë më të shitur në gjithë botën.[9] Në dhjetor 2009, lexuesit e Rolling Stone votuan grupin në vend të katërt si artisti më i mirë i vitit 2000.[10] Coldplay kanë qenë mbështetës aktiv në disa kauza sociale dhe politike si fushata Oxfam e Make Trade Fair dhe Amnesty International. Grupi ka performuar gjithashtu për disa projekte bamirësie si Band Aid 20, Live 8, Sound Relief, Hope for Haiti Now: A Global Benefit for Earthquake Relief, The Secret Policeman's Ball, Sport Relief dhe Teenage Cancer Trust i Britanisë.[11]