Derek Sherinian
From Wikipedia, the free encyclopedia
Derek Sherinian (i lindur më 25 gusht 1966 në Laguna Beach, Kaliforni) është sintisajzerist i muzikës rock dhe jazz fusion. Pas studimeve në Berklee College of Music, Sherinian u bë sintisajzerist dhe përforcim i shumë artistëve, duke përfshirë Alice Cooper, Billy Idol, Yngwie J. Malmsteen, dhe Kiss. Ai gjithashtu ishte sintisajzerist për bendet Dream Theater, Platypus, dhe ka formuar dhe udhëhequr bendin Planet X. Në solo albumet e tij kanë kontribuar mjaft muzikantë virtuozë dhe të famshëm, si Allan Holdsworth, Al Di Meola, John Petrucci, Yngwie J. Malmsteen, Virgil Donati, Steve Lukather, Slash, Billy Idol, Simon Phillips, Tony MacAlpine, Zakk Wylde, Tony Franklin, Billy Sheehan, etj.
Derek Sherinian | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Derek Sherinian |
Lindi | (1966-08-25) 25 gusht 1966 (57 vjeç) Laguna Beach, Kaliforni |
Origjina | Greqia / Armenia |
Zhanret | Metal fusion Progressive metal Progressive rock Rock Neo-classical metal Glam rock |
Instrument(et) | Tastierë |
Vitet aktik | 1982 — prezent |
Labeli | InsideOut Music Magna Carta |
Website | www.dereksherinian.com |
Alice Cooper e quajti Sherinian-in "Kaligula e tastierës" për shkak të stilit të performimit të tij. Sherinian ka prejardhje greko-armeniane dhe ka shfaqur interesim të madh për historinë e Armenisë.