Dream Theater
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dream Theater është një grup progressive metal amerikan i themeluar në vitin 1985 nga John Petrucci, Mike Portnoy, dhe John Myung. Grupi është i përbërë nga këta tre anëtarë si dhe nga dy anëtarë të mëvonshëm, James LaBrie dhe Jordan Rudess.
Dream Theater është bërë një nga grupet më të suksesshëm të progressive rock-ut pavarësisht nga rënia e popullaritetit të zhanrit në mes të viteve 1970. Albumet e tyre më të shitura janë Images and Words (1992), të cilit iu dha çmimi Inçizimi i Artë dhe i cili konsiderohet fuqishëm si album themelor i progressive metal-it, edhe pse ai arriti vetëm pozitën #61 në tabelën Billboard 200; dhe Awake (1994), i cili arriti pozitën #32 në tabelën Billboard 200. Dream Theater kanë shitur më shumë se 2.1 milion albume në Shtetet e Bashkuara, dhe më shumë se 10 milion albume në mbarë botën.
Grupi është i njohur për aftësitë teknike të çdo instrumentalisti, duke fituar kështu shumë shpërblime nga revista të ndryshme muzikore. Ata janë jashtëzakonisht të respektuar nga shumë emra të njohur të rock dhe heavy metal muzikës, duke rezultuar kështu në shumë bashkëpunime në mes të anëtarëve të Dream Theater me shumë muzikantë të njohur. Një shembull i njohur është që kitaristi i tyre John Petrucci u emërua si kitaristi i tretë në turnenë G3 me Steve Vai-n dhe Joe Satriani-n për gjashtë herë, më shumë se çdo kitarist tjetër i ftuar.
Dream Theater njihen edhe për këngët e tyre të gjata me strukturë të komplikuar, karakteristikat unike të kompozimit, performancat live, kulturën "bootleg", logon, dhe verzionet e mbuluara të këngëve të artistëve të ndryshëm.
Pas një shfaqjeje të Dream Theater në Salt Lake City, guvernatori Jon Huntsman, Jr. e shpalli 30 korrikun "Dita e Dream Theater" në shtetin e Utah-it.
Albumi i dhjetë i grupit, Black Clouds & Silver Linings, është lansuar më 23 qershor 2009. Ai e theu rekordin e grupit duke hyrë në US Billboard 200 në pozitën #6 dhe në Eurochart Hot 100 në pozitën #1.