Elektroni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Elektroni është pjesëz (grimcë) themelore e atomit me ngarkesë elektrike negative qe = -1,6 × 10-19 coulomb (ngarkesë elementare) dhe ka një mase rreth 9,10 × 10-31 kg (0,511 MeV/c²). Elektroni i përket klasës së pjesëzave të quajtura leptone që mendohet të jenë përbërësit themelorë të lëndës (d.m.th. nuk mund të ndahen në pjesëza më të vogla). Së bashku me bërthamën atomike (të krijuar nga protonet dhe neutronet) të rrethuar nga elektronet, elektronet përbëjnë atomet; ato janë përgjegjës për lidhjet kimike. Masa e elektroneve është rreth 1/1836 e neutroneve dhe protoneve.
Rryma elektrike në përçues të ngurtë ndodh kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë të elektroneve. Elektroni paraqitet zakonisht me shenjën e-. Pjesëza e kundërt me elektronin është pozitroni, që dallohet për nga ngarkesa elektrike pozitive.