Emilia Plater
kryengritëse polako-lituaneze / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kontesha Emilia Plater (lindur në 13 nëntor 1806- 23 dhjetor 1831) ishte një grua nga shtresa e ngritur e shoqërisë si dhe revolucionare e cila vinte nga pjesa e ndarë e Polonisë dhe Lituanisë në Komonuelth..[1][2][3] E rritur mes traditash patriotike, ajo mori pjesë në kryengritjen e nëntorit të 1830, gjatë së cilës ajo u përfshi në shumë angazhime, dhe mori gradën e kapitenes në forcat kryengritëse polake. Në fund të Krengritjes, ajo u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë. Edhe pse nuk mori pjesë në ndonjë kryengritje me emër, historia e saj mori vëmendje të madhe dhe frymëzoi shumë pjesë letrare. Ajo konsiderohet një heroinë kombëtare në Poloni dhe Lituani, të gjitha pjesë të mëparshme të Komonuelthit Polako-Lituanez. Ajo është nderuar nga shumë artistë polakë dhe nga shumë të tjerë në nivel kombëtar si simbol i grave kryengritëse për kauzën kombëtare. Ajo njihet ndryshe si Zhan Darku i Lituanisë.[4]