Fieri
qytet në Shqipëri, në qarkun Fier / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumentet osmane të vitit 1737. Atëherë quhej Fierza dhe nuk ishte tjetër veçse një fshat i vogël me disa shtëpi të vogla. E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier për të cilin sot ekzistojnë dy hipoteza. E para është ajo e studiuesit Hysen Emiri, i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja ‘’Fiera’’, që do të thotë panair. Sipas tij, këtë emër ja vendosën këtij vendi tregtarët venedikas që merreshin me blerjen e produkteve bujqësore-blegtorale në panairin që zhvillohej pranë kishës së Shën Gjergjit, ndoshta që nga koha e Mesjetës, kohë prej nga ka nisur të përdoret ky emërtim. Hipoteza e dytë mbi origjinën e emrit Fier është ajo e studiuesit Toli Shabani. Ai thekson se ky emër ka origjinë bimore, pra vjen nga bima e fierit. Pika më e fortë e kësaj teze është se, në të gjithë zonën e Myzeqesë së Vogël mbizotërojnë toponimet me origjinë bimore si: Sheq, Marinas, Marinëz, Frashër, Sheqishtë, Qarr, Pishë, Fikth, Kallam, Shkozë, Drizë, etj.
Fieri | |
---|---|
Koordinatat: 40°43′30″N 19°33′26″E | |
Shteti | Shqipëria |
Qarku | Fier |
Rrethi | Fier |
Bashkia | Fier |
Themeluar | 1864 |
Themeluar nga | Kahreman Pashë Vrioni Omer pashë Vrioni II |
Qeveria | |
• Kryetari i bashkisë | Armando Subashi (PS) |
Sipërfaqja | |
• Bashkia | 619,9 km2 (2,393 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 44 m (144 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 120.655 |
Emri i banorëve | Fierak/e |
Zona kohore | UTC+1 (OEQ) |
• Verës (DST) | UTC+2 (OVEQ) |
Kodi Postar | 9301-9305 |
Kodi i rrethit | 034 |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 122 000 banorë[1]. Ndërsa e qarkut 302 mije banorë[2]. Fieri është një nga qytetet me te zhvilluara.