Futbolli
sport ekipor që luhet me një top sferik / From Wikipedia, the free encyclopedia
Futbolli i shoqatës, njohur zakonisht si futboll, është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë (10 lojtarë dhe nga një portier) me një top sferik për 90 minuta apo një orë e gjysëm. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën dhe më të preferuarin. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i kësaj loje është të shënosh sa më shumë gola në portën kundërshtare.
Portierët janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohës që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasuar ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nëse rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshja ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbatuar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë vendosur në derin e anglisë ne Angli nga Federata Angleze e Futbollit në vitin 1863. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit e cila organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.[1]