Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (shkurt: GjEDNj, anglisht: European Court of Human Rights, frëngjisht: Cour européenne des Droits de l'Homme) e njohur shpesh si Gjykata e Strasburgut është një gjykatë mbikombëtare ose ndërkombëtare me seli në Strasburg të Francës. Ajo është themeluar në vitin 1959, nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata dëgjon aplikime që pretendojnë se një shtet kontraktues ka shkelur një ose më shumë nga dispozitat e të drejtave të njeriut në lidhje me të drejtat civile dhe politike të përcaktuara në konventë si dhe protokollet e saj. Ajo përbëhet nga 46 gjyqtarë, që është i barabartë me numrin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të cilët kanë ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Gjyqtarët e Gjykatës qëndrojnë në cilësinë personale dhe nuk përfaqësojnë shtetin që i ka emëruar.[1]
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut | |
---|---|
Krijuar më: | 1959 |
Autorizuar nga: | Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut |
Vendodhja: | Strasburg |
Kryetar: | Guido Raimondi |
Nr. i anëtarëve: | 47 |
Mandati i anëtarëve: | 9 vjet |
Faqja zyrtare: | echr.coe.int |
Gjykata asistohet nga një Sekretar, që përbëhet kryesisht nga sekretarë ligorë (avokatë nga të gjitha shtetet anëtare), të cilët janë tërësisht të pavarur nga vendi i tyre i origjinës dhe nuk përfaqësojnë as ankuesit dhe as shtetin. Një aplikim mund të paraqitet nga një individ, një grup individësh ose nga një ose më shumë shtete tjera kontraktuese. Përveç gjykimeve, gjykata mund të nxjerrë edhe mendime këshilluese. Konventa u miratua në kontekstin e Këshillit të Evropës, dhe të gjitha 47 vendet anëtare të tij janë palë kontraktuese të konventës. .