Guitars – the Museum
From Wikipedia, the free encyclopedia
Guitars – the Museum është një muze që ndodhet në qendër të qytetit Umeå, në Suedi. Muzeu është i vendosur në një ndërtesë me tulla që më parë ishte shkolla Vasaskolan. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1904.[1] Muzeu ndan hapësirat me një klub roku, një restaurant, një dyqan muzike. Muzeu u hap në fund të janarit të vitit 2014, me rastin e inaugurimit të Umeås si Kryeqytet Evropian i Kulturës.
Muzeu vepron si ndërmarrje e përbashkët e drejtuar nga njerëzit që udhëheqin edhe dyqanin e muzikës, 4Sound, dhe klubin e rokut, Scharinska, (i cili mbajti emrin edhe pas zhvendosjes nga Scharinska villan në Vasaskolan),[2] që gjithashtu janë investues në muze.[3][4] Bashkia e Umeås ka mbështetur ndërmarrjen e muzeut përmes renovimit dhe adaptimit të hapësirave,[5] dhe me me bashkëfinancim vjetor prej 2.4 milion krunave Suedeze gjatë viteve 2014 dhe 2015.[6]