Howard Hughes
From Wikipedia, the free encyclopedia
Howard Robard Hughes, Jr. (24 dhejtor, 1905 – 5 prill, 1976) ishte një manjat i biznesit, ndërmarrës, investitor, pilot, inxhinier i aeronautikës, shpikës, regjisor dhe filantrop amerikan. Gjatë jetës së tij, ai njihej si pasaniku më i madh i vetë-bërë në botë. Si një manjat rebel i filmit, Hughes fitoi njohje në Hollywood nga fundi i viteve 1920, duke bërë filma me buxhet të madh dhe shpesh të debatueshëm si The Racket (1928), Hell's Angels (1930), Scarface (1932), dhe The Outlaw (1943).
Howard Hughes | |
---|---|
U lind në | (24-12-1905)dhjetor 1905, 24 invalid day Humble, Texas, SH.B.A |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti rrugës për në Houston, Texas, SH.B.A |
Emrat e tjerë | Howard Robard Hughes, Jr. |
Shtetësia | United States |
Arsimi | California Institute of Technology Rice University (dropped out in 1924)[1] |
Shkollimi | Thacher School |
Profesioni | Kryetar dhe CEO i Summa Corporation Themelues i The Howard Hughes Corporation Themelues i Hughes Aircraft Company Themelues i Howard Hughes Medical Institute |
Vite aktiviteti | 1926–1976 |
Bashkëshorti/ja | Ella Rice 1925-1929 Terry Moore 1949-1976 Jean Peters 1957-1971 |
Prind/ër | Howard R. Hughes, Sr. Allene Stone Gano |
Nënshkrimi | |
Hughes formoi Hughes Aircraft Company në vitin 1932, duke punësuar një numër të madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve. Ai e kaloi pjesën tjetër të viteve 1930 me vendosjen e disa rekodeve bodërore të shpejtësisë në ajër dhe duke ndërtuar Hughes H-1 Racer dhe H-4 Hercules. Ai gjithashtu e bleu dhe e zgjeroi Trans World Airlines (TWA, më pas u ble dhe u bashkua me American Airlines)[2] dhe e bleu Air West, duke e riemëruar atë në Hughes Airwest. Hughes Airwest më vonë u ble dhe u bashkua me Republic Airlines.