Hugo Çavez
From Wikipedia, the free encyclopedia
Hugo Rafael Chávez Frías (Shqiptimi spanjisht: [ˈuɣo rafaˈel ˈtʃaβes ˈfɾi.as]; 28 korrik 1954 – 5 mars 2013) ishte President i Venezuelës nga viti 1999 e deri në vdekejn e tij në 2013. Më herët ai ishte udhëheqës i partisë politike Lëvizja e Republikës së Pestë nga themelimi i saj më 1997 e deri në vitin 2007, kur u bë udhëheqës i Partisë së bashkuar socialiste të Venezuelës (PSUV). Ai ndoqi ideologjinë e tij politike të njohur si Bolivarianizëm dhe "socializëm i shekullit XXI", u përqëndrua në zbatimin e reformave socialiste në vend, si pjesë e një projekti social të njohur si Revolucioni Bolivarian që shtetëzoi industritë kryesore, rriti fondet qeveritare të kujdesit shëndetësor dhe arsimit, si dhe sipas shifrave të qeverisë, uli në mënyrë të konsiderueshme nivelin e varfërisë në vend.[1]
Hugo Çavez | |
---|---|
Presidenti i 52-të i Venezuelës | |
Në detyrë 2 shkurt 1999 – 5 mars 2013 | |
Paraprirë nga | Rafael Caldera |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 korrik 1954 Sabaneta, Venezuela |
Vdiq më | 5 mars 2013 Karakas, Venezuela |
Nënshtetësia | venezuelian |
Partia politike | Lëvizja e Republikës së Pestë (1997–2008) party e bashkuar socialiste (2008–2013) Poli i madh patriotik (2011–2013) |
Bashkëshortja/et | Nancy Colmenares (i divorciuar) Marisabel Rodríguez (1997–2004) |