Këshilli i Naltë i Regjencës
Këshilli i Lartë i Regjencës ishte një organ politik që ka udhëhequr Principatën e Shqipërisë nga 30 janar 1920 deri më 31 janar 1925. / From Wikipedia, the free encyclopedia
Këshilli i Naltë i Regjencës (toskërisht: Këshillli i Lartë i Regjencës) ishte një organ kolegjial që ka kryer detyrën e kreut të shetit në dy periudha të Shqipërisë:
- Këshilli i Naltë i Regjencës i Principatës së Shqipërisë nga 30 janari 1920 deri më 31 janar 1925
- Këshilli i Naltë i Regjencës i Mbretërisë së Shqipërisë nga 26 tetori 1943 deri më 25 tetor 1944
Në periudhën e parë, Këshilli i Naltë vepronte në emër të Princit Vid, i cili lëshoi Shqipërinë më 3 shtator 1914, dhe zyrtarisht ishte kreu i shtetit shqiptar deri më 31 Janar 1925, kur Ahmet Zogu e shpalli Shqipërinë republikë.
Në periudhën e dytë, Këshilli i Naltë ushtronte detyrën e kreut të shtetit dhe të qeverisë kur pas kapitullimit të Italisë në Shqipëri u rishpall pavarësia dhe u rinjoh kushtetuta e vitit 1928.[1]