Landon Donovan
futbollist amerikan / From Wikipedia, the free encyclopedia
Landon Timothy Donovan (lindur më 4 Mars 1982) është një ish futbollist profesionist amerikan i cili së fundi luajti për klubin meksikan León. Ai mban disa rekorde personale në Major League Soccer (MLS) dhe për kombëtaren amerikane, duke u cilësuar is një nga lojtarët më të mirë amerikan të të gjitha kohërave.[2][3][4]
Donovan në aksion në vitin 2010 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Landon Timothy Donovan | ||
Datëlindja | (1982-03-04) 4 mars 1982 (42 vjeç) | ||
Vendlindja | Ontario, California, Shtetet e Bashkuara | ||
Gjatësia | 1.73[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor / Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999 | IMG Academy | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2000 | Bayer Leverkusen II | 28 | (9) |
2000–2005 | Bayer Leverkusen | 7 | (0) |
2001–2004 | → San Jose Earthquakes (huazim) | 87 | (32) |
2005–2014 | LA Galaxy | 247 | (112) |
2009 | → Bayern München (huazim) | 6 | (0) |
2010 | → Everton (huazim) | 10 | (2) |
2012 | → Everton (huazim) | 7 | (0) |
2016 | LA Galaxy | 6 | (1) |
2018 | León | 6 | (0) |
Gjithsej | 404 | (156) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1998–1999 | Shtetet e Bashkuara U17 | 41 | (35) |
2001 | Shtetet e Bashkuara U20 | 4 | (0) |
2000–2004 | Shtetet e Bashkuara U23 | 15 | (9) |
2000–2014 | Shtetet e Bashkuara | 157 | (57) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Një anëtar i klasës përurimit të programit të qëndrimit US Soccer në Bradenton, Florida. Donovan u shpall lojtari i turnamentit për kontributin e tij me kombëtaren U–17 që përfundoi e katërta në 1999 FIFA U–17 Kupën e Botës. Pas kësaj, Donovan firmosi më vonë me gjermanët e Bayer Leverkusen. Pas 6 vitesh te klubi, ku shumicën e kohës e kishte shpenzuar si i huazuar te San Jose Earthquakes, Donovan lëvizi te Los Angeles Galaxy në 2005, megjithatë, ai u rikthye në Bundesligë për një huazim 3 mujor në fillim e 2009 te Bayern Munich. Ai u huazua sërisht nga janari e deri në Mars të 2010 te klubi anglez i Premier Leagues, Everton.
Për kombëtaren amerikane të futbollit, Donovan është golashënuesi dhe assistuesi më i mirë i të gjitha kohërave, dhe ka më shumë ndeshje nga lojtarët që janë ende aktiv.[5][6] Donovan është i vetmi lojtar amerikan që ka arritur 50 gola/asiste me kombëtaren.[7] Ai është 4 herë fituesi i çmimit U.S. Soccer Atleti i Vitit (ai është i vetmi që e ka bërë këtë gjë gjithashtu është i vetmi që e ka fituar rresht këtë çmim),[8] dhe sigurisht është 7 herë fituesi i çmimit Honda Lojtari i Vitit.[9] Donovan ishte pjesë e kombëtares së parë në Kupën e Botës 2002 ku a u nderua me çmimin Lojtari më i Mirë i Ri. Tre golat e tij në Kupën e Botës 2010 e bënë Donovan lojtarin amerikan me më shumë Gola në Kupën e Botës dhe lojtari i tretë që shënon në më shumë se 1 Kupës Botës (pas Brian McBride dhe Clint Dempsey).
Donovan është konsideruar të jetë lojtari më i mirë i historisë së futbollit të Shteteve të Bashkuara.[10][11][12]