Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
parti politike / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (Maqedonisht: Социјалдемократски сојуз на Македонија–СДСМ, SDSM) është një parti social-demokratike e qendrës së majtë në Maqedoninë e Veriut[1]. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë është themeluar më 20 prill 1991 në Kongresin e 11-të LKM-PDP (UCM - Partia për Ndryshime Demokratike). Branko Crvenkovski u zgjodh si presidenti i parë i partisë. Udhëheqësi aktual i saj është Zoran Zaev. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë është anëtare e Aleancës Progresive dhe një shoqërues i asociuar i Partisë së Socialistëve Evropianë (PES). LSDM është parti politike e qendrës së majtë të pozicionuar me ideologji social demokratike.[2]
Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë | |
---|---|
Kryetar | Zoran Zaev |
Viti i krijimit | 20 Prill 1991 |
Organi i rinisë | Forumi Rinor Social-Demokratik i Maqedonisë |
Spektri politik | Qëndra e majtë |
Ngjyra zyrtare | Blu, e kuqe dhe e verdhe 2016: E kuqe |
Faqja zyrtare e Internetit | |
sdsm.org.mk |
Nga shtatori 1992 deri në vitin 1998 dhe nga viti 2002 deri në vitin 2006 LSDM ka qenë partia më e madhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe partia kryesore në qeveri, dhe ka treguar një qëndrim të moderuar dhe të ri-pajtuese ndaj pakicave etnike në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990, partia e përfundoi e dyta pas VMRO-DPMNE dhe ishte pjesë e qeverisë së unitetit kombëtar nga viti 1991 deri më 1992. Nga viti 1992 deri 1994 LSDM-ja ishte në një qeveri koalicioni me Partinë Liberale dhe Partisë Socialiste. LSDM fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 1994 dhe 2002 dhe fitoi shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në vitin 1996, 2000 dhe 2005. Nga shtatori 2006 deri në dhjetor 2016 LSDM ishte partia më e madhe opozitare në parlament. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fund të vitit 2016, LSDM udhëhoqi qendrën në koalicionin e krahut të majtë "Për jetën në Maqedoni" dhe fitoi 440,000 vota dhe 49/120 deputetë në asamblenë maqedonase, rezultati i dytë më i mirë në historinë e partisë, pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2002.