Marko Boçari
From Wikipedia, the free encyclopedia
Marko Boçari (greqisht: Μάρκος Μπότσαρης'; Sul, 1790 - Karpenesh, 21 gusht 1823) ka qenë njëri prej prijësve të suliotëve, prijës ushtarak i Regjimentit shqiptar në shërbim të francezëve në Korfuz dhe ndër komandantët luftës greke për pavarësi dhe mbrojtjes së Janinës më 1821-1822, për shërbimet e tij për çështjen greke pas vdekjes iu dha titulli gjeneral. Është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake. Boçari veç shqipes dinte edhe greqisht dhe njihet si autor i fjalorit të parë greqisht-shqip.[1][2]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|