Mehmed pashë Qyprilliu
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mehmed Pashë Qyprilliu (i njohur edhe si Mehmed Pashë Kypriljoti, Köprülü Mehmed Pasha, turqisht: Köprili Meḥmed Paşa; rr.1575, Roshnik, Shqipëri - 31 tetor 1661, Edirne) ishte themeluesi i dinastisë politike shqiptare Qypriliu[1][2][3] në Perandorinë Osmane, një familje e vezirëve, luftëtarëve, dhe burrështetasve që e dominuan administrimin e Perandorisë Osmane gjatë gjzsmës së dytë të shekullit 17të, një epokë e njohur si epoka Qyprilliu ("Köprülü"). Ai ndihmoi në rindërtimin fuqisë së perandorisë me çrrënjosjen e korrupsionit dhe riorganizimin e ushtrisë osmane. Ashtu si ai futi këto ndryshime, Qyprilliu gjithashtu zgjeroj kufijtë e perandorisë, duke i mposhtur kozakët, hungarezët, dhe më mbreslënëse, venedikasit. Efektiviteti i Qyprilliut matej me reputacionin e tij [1].
Mehmed Pashë Qyprilliu | |
---|---|
Vezir i Madh i Perandorisë Osmane | |
Në detyrë 15 shtator 1656 – 31 tetor 1661 | |
Monarku | Mehmed IV |
Paraprirë nga | Boynuyaralı Mehmed Pasha |
Pasuar nga | Fazil Ahmed pashë Qyprilliu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | rr. 1575 Roshnik, Sanxhaku i Vlorës (tani Shqipëria) |
Vdiq më | 31 tetor 1661 (85-86 vjet) Edreneja, Perandoria Osmane |
Nënshtetësia | Osman |
Bashkëshortja/et | Ajshe Hatun |
Marrëdhëniet | Numan Pashë Qyprilliu (nip) Hysejn Pashë Qyprilliu (nip) Kara Mustafa Pasha (dhëndërr) Abaza Siyavuş Pasha (dhëndër) |
Fëmijët | Fazil Ahmed pashë Qyprilliu Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu |
Prejardhja | Shqiptar |
Familja | Familja Qyprilliu |
Ai themeloi qytetin Qyprilliu (sot Veles, Maqedonia e Veriut) në Rumeli, atje ku lindi djali i tij i madh, Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu.