Shqiptarët
grup etnik me origjinë nga Evropa Jugore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoninë Veriore rreth 25%.[14] Në numër më të vogël, ka komunitete historike shqiptarë në Turqi, Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroaci, Rumani, Slloveni, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austri, Britani e Madhe, Francë, Gjermania, Suedi, Zvicër, dhe në Amerikë në Argjentinë, Brazil, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës. Shqiptarët janë rreth 13 milionë, megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
rreth 7 deri në 10 milionë[1][2][3][4][5] | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Shqipëria | 2,312,356 (2011)[6] |
Kosova | 1,616,869[7] |
Turqia | 500,000 - 5,000,000[8][9][10][11][12][13] |
Italia | 800,000 |
Greqia | 600,000 |
Maqedonia e Veriut | 508,000 |
Gjermania | 300,000 |
Zvicra | 200,000 |
SHBA | 193,183 |
Mbretëria e Bashkuar | 70,000 - 100,000 |
Serbia | 100,000 - 150,000 |
Gjuhët | |
Shqip (Gegë · Tosk) | |
Fetë | |
Islami (Syni · Bektashi) Krishterimi (Katolik · Ortodoks) Ateizmi · Agnosticizmi |
Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).
Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera. Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.