Principata e Arbërit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arbanoni i njohur në historiografinë shqiptare si Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1216 si principatë e pavarur, rreth 1216-1255) ishte një principatë mesjetare e familjes së Progonit, si dhe e para njësi politike arbërore gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas u formua si shtet nga Dhimitër Progoni. Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, Kruja u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.
Arbëria Principata e Arbërit
| |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1190–1255 | |||||||||
Gjendja | Principatë | ||||||||
Kryeqyteti | Kruja | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Arbërishtja | ||||||||
Besimi | Kisha Katolike • Kisha Ortodokse Lindore | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Principatë | ||||||||
Zotëri | |||||||||
• 1190-1198 | Progoni i Krujës (i pari) | ||||||||
• 1198-1208 | Gjin Progoni | ||||||||
• 1208-1216 | Dhimitër Progoni | ||||||||
• 1216-1253 | Grigor Kamona | ||||||||
• 1252-1255 | Golemi i Krujës (i fundit) | ||||||||
Epoka historike | Mesjeta | ||||||||
• Themeluar | 1190 | ||||||||
• Shpërbërë | 1255 | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.[1]