UEFA Euro 2016
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016 [4][5].
Euro 2016 (frëngjisht) | |
---|---|
Detajet | |
Vendi pritës | Franca |
Datat | 10 qershor – 10 korrik 2016 |
Skuadrat | 24 |
Stadiumet | 10 (në 10 qytete pritëse) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | Portugalia (titulli i 1-ë) |
Vendi i dytë | Franca |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 51 |
Gola të shënuar | 108 (2,12 për ndeshje) |
Pjesëmarrja | 2.427.303 (47.594 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | Antoine Griezmann (6 gola)[1] |
Lojtari më i mirë | Antoine Griezmann[2] |
Lojtari i ri më i mirë | Renato Sanches[3] |
← 2012 2020 → |
Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996 [6].
Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurrojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit.
Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë [7][8]. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.
Fituesi, Portugalia, fitoi të drejtën për të garuar në Kupën e Konfederatave 2017 në Rusi.[9]