![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/90/Mosque_Amr_ibn_Al-As_Entrance.jpg/640px-Mosque_Amr_ibn_Al-As_Entrance.jpg&w=640&q=50)
Xhamia e Amrit
xhami / From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Amr ibn el-As e quajtur edhe Xhamia e Amrit, fillimisht u ndërtua në vitet 641-642 pas Krishtit, si qendër e kryeqytetit të sapoformuar të Egjiptit, Fustatit . Struktura origjinale ishte xhamia e parë e ndërtuar ndonjëherë në Egjipt dhe në të gjithë Afrikën.[1] Në shekullit të njëzetë, ishte xhamia e katërt më e madhe në botën islamike.[2]
Xhamia e Amr ibn el-As | |
---|---|
Emri amëtar جامع عمرو بن العاص | |
![]() Shkrimi në çati thotë Allahu Ekber | |
Lloji | Arkitekturë Islame |
Vendndodhja | Kajro i Vjetër, Kajro, Egjipt |
Ndërtuar | 641-642 |
Vendndodhja për xhaminë ishte vendi i çadrës së komandantit të ushtrisë myslimane, gjeneralit Amr ibn el-As. Në një cep të xhamisë ndodhet varri i djalit të tij, 'Abd Allah ibn' Amr ibn el-'As. Për shkak të rindërtimit të shumta gjatë shekujve, nuk mbetet asgjë nga ndërtesa origjinale , por xhamia e rindërtuar është një pikë referimi e shquar dhe mund të shihet në atë që sot njihet si Kajro i Vjetër. Është një xhami aktive me një xhemaat (bashkësi) të devotshëm dhe ne kohën kur nuk zhvillohet ceremnia e faljes, xhamia është gjithashtu e hapur për vizitorët dhe turistët. [3]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4b/Mosque_of_Amr_ibn_al-As.jpg/640px-Mosque_of_Amr_ibn_al-As.jpg)