Zef Skiroi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Për përdorime të tjera, shiko Zef Skiroi (kthjellim).
Zef Skiroi (italisht: Giuseppe Schirò; Hora e Arbëreshëvet, 10 gusht 1865 - Napoli, 17 shkurt 1927) ka qenë poet neoklasik, gjuhëtar, folklorist dhe publicist i shquar arbëresh. Ka qenë ndër figurat me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të fundshekullit të 19.
Fakte të shpejta U lind në, Vdiq ...
Zef Skiroi | |
---|---|
U lind në | 10 gusht 1865 Piana dei Greci, Mbretëria e Dy Siçilive |
Vdiq | 17 shkurt 1927 Napoli, Mbretëria e Italisë |
Kombësia | arbëresh, italian |
Profesioni | poet, publicist, folklorist, gjuhëtar, arsimtar |
Mbylle
I dhënë pas trashëgimisë folklorike arbëreshe, nisi ta mblidhte herët, dhe më pas u bë i pari profesor universitar i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Oriental të Napolit, të cilin edhe e drejtoi. Mik i shkrimtarit të famshëm italian Luigji Pirandelo,[1] i cilësuar prej tij ndër më të mëdhejt e poezisë shqipe këtej dhe andej Adriatikut.[2]