Zonë e rëndësishme e shpendëve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zonë e rëndësishme e shpendëve është një zonë e identifikuar si një zonë globale me rëndësi të veçantë për popullacionin e shpendëve duke përdorur një grup kriterësh për të cilat është rënë dakord ndërkombëtarisht.
Këto zona janë përcaktuar dhe vendet identifikohen nga ana e BirdLife International. Aktualisht ka mbi 12,000 zona të këtilla në të gjithë botën. [1] Këto vende janë mjaft të vogla për t'u ruajtur plotësisht dhe ndryshojnë për nga karakteri, habitati ose rëndësia ornitologjike e tyre nga habitati përreth. [2]
Shpesh këto zona bëjnë pjesë në rrjetin ekzistues të zonës së mbrojtur të një vendi, dhe kështu mbrohen edhe sipas legjislacionit kombëtar. Njohja dhe mbrojtja ligjore e atyre që nuk janë brenda zonave të mbrojtura ekzistuese, ndryshon nga vendi në vend. Disa vende kanë një Strategji Kombëtare të Konservimit ndërsa në të tjera mbrojtja mungon plotësisht. [3]