politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator[1] 1880 - Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak i Perandorisë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe kundër grekëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Ka qenë vëllai i vogël i Bajo Topullit.
Çerçiz Topulli | |
---|---|
Lindur më | 20 shtator 1880 Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane, (sot Shqipëria) |
Vdekur më | 17 Korrik 1915 Shkodër e pushtuar sërish nga Mali i Zi |
Në aleancë me | Perandoria Osmane; Shqipëria |
Vite shërbimi | 1907 – 1915 |
Njësia | Ushtria osmane; Lëvizja kaçake |
Çmimet | Hero i Popullit |
Pinjoll i një familjeje nga paria gjirokastrite,[2] i biri i Ago Fehmi Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga Kardhiqi.[3][4] Pas mejtepit në vendlindje, shkon në Janinë, në ryzhdijen osmane.[1] Më i vogli nga djemtë e familjes Topulli, u rrit i privilegjuar nga mundësitë për t'u shkolluar si dhe për të shëtitur nëpër qendra të ndryshme të perandorisë ku vëllezërit e tij shkolloheshin apo punonin. Më 1904 e martuan me Qamilen, nga një familje e mirë e Mashkullorës.[5]
Më 1906, nën drejtimin e një çete shfaqet me vrasjen e metropolitit të Korçës. Veprim të cilit i dolën për zot në numrin e 15 nëntorit të gazetës Drita, si hakmarrje në nder dhe të mirë të kombit, për vrasjen e Papa Kristo Negovanit.[6] Sipas varianteve të tjera, akti u krye si hakmarrje për vrasjen e Spiro Kosturit.[7]
Në pranverën e 1907 duke drejtuar një tjetër çetë, ku u përfshi edhe Mihal Grameno, nisi veprimtarinë e vet në propagandimin nëpër fshatrat e vilajetit të Janinës dhe Manastirit. Pranverën e 1908 vendosën të vrisnin binbashin e xhandarmërisë së Gjirokastrës, gjë që solli edhe një përleshje të shkurtër me trupat osmane,[8] në Mashkullorë.[9] Përleshje kjo e shpërpjesëtuar mes 5 kaçakëve dhe mbi 100 trupave të ardhura nga Janina, e cila u përcoll dhe iu kënduan këngë dhe u njoh si Lufta e Mashkullorës.[10]
Autoritetet osmane në Gjirokastër kishin arritur të mënjanonin ndikimin e tij në qytet duke shfrytëzuar antagonizmat lokale dhe duke e bindin parinë se Çerçizi më shumë se një hero kombëtar ishte hajdut dhe tradhëtar, sepse kishte simpati për Italinë; gjë që gjeti mbështetje te Myfid bej Libohova, kundërshtar i Topullarëve.[11]
Nëntorin e 1908 shoqëroi të vëllanë, Bajon, në punimet e Kongresit të Manastirit.
Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.
Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit.
Janarin e 1914 u arrestua nga oficerët hollandezë të KNK-së në portin e Vlorës si i përfshirë në komplotin e Beqir Grebenesë.[12]
Pas prishjes së qeverisë së Durrësit nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, shkoi në Shkodër së bashku me Hamid Gjylbegun.[13] Pasi Shkodrën verën e 1915 kontrollohej nga Mali i Zi, u arrestuan disa oficerë shqiptarë, ku mes tyre edhe Gjylbegu, Çerçizi dhe Muço Qulli dhe këta dy që konsideroheshin nga territore jo të aneksuara,[14] më 7 korrik 1915 u pushkatuan në fushën e Shtojit nga një togë malazeze.
Pas 20 vjetëve eshtrat e tyre u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hurshiti, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës asokohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtrave të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve.
Më 15 shtatori 1936 eshtrat e tij u bartën prej Shkodrës drejt Gjirokastrës.[15]
Më 18 mars 1934, në Gjirokastër u ngrit monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.