![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/Flag_of_Alabama.svg/langsq-640px-Flag_of_Alabama.svg.png&w=640&q=50)
Alabama
From Wikipedia, the free encyclopedia
Alabama (shqiptimi: Ellëbema) është një nga Shtetet Federale të SHBA-së, ndodhet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeqyteti i Alabamës është Montgomery.
Alabama | |
---|---|
Shteti i Alabamës | |
Nofka(t): The Yellowhammer State, the Heart of Dixie, the Cotton State | |
Parimet: | |
Himni: "Alabama" | |
![]() Harta e Shteteve të Bashkuara me Alabama të theksuar | |
Vendi | Shtetet e Bashkuara |
Para shtetësisë | Territori i Alabamës |
U pranua në Bashkim | 14 dhjetor 1819 (22-të) |
Kryeqyteti | Montgomery |
Qyteti më i madh | Huntsville |
Metroja më e madhe dhe zonat urbane | Birminghami i Madh |
Qeveria | |
• Guvernatori | Kay Ivey (R) |
• Guvernatori toger | Will Ainsworth (R) |
Legjislatura | Legjislatura e Alabamës |
• Dhoma e sipërme | Senati |
• Dhoma e ulët | Dhoma e Përfaqësuesve |
Gjyqësori | Gjykata e Lartë e Alabamës |
Senatorët amerikan | Richard Shelby (R) Tommy Tuberville (R) |
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA | 6 Republikanë 1 Demokrat (lista) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 52.419 sq mi (135.765 km2) |
• Sipërfaqe tokësore | 50.744 sq mi (131.426 km2) |
• Sipërfaqe ujore | 1.675 sq mi (4.338 km2) 3.2% |
Sipërfaqja vendi | 30th |
Dimensionet | |
• Gjatësia | 330 mi (531 km) |
• Gjerësia | 190 mi (305 km) |
Lartësia mbidetare | 500 ft (150 m) |
Lartësia më e lartë | 2.413 ft (735,5 m) |
Lartësia më e ulët | 0 ft (0 m) |
Popullsia (2021) | |
• Gjithsej | 5.039.877[3] |
• Vendi | 24-të |
• Dendësia | 99,1/sq mi (38,4/km2) |
• Dendësia vendi | 27-të |
• Të ardhurat mesatare shtëpiake | $52,000[4] |
• Të ardhurat vendi | 46-të |
Gjuha | |
• Gjuha zyrtare | Anglisht |
• Gjuhët e folura | Që prej 2010[update][5]
|
Zona kohore | |
entire state (legally) | UTC−06:00 (Central) |
• Verës (DST) | UTC−05:00 (CDT) |
Phenix City area (unofficially) | UTC−05:00 (Eastern) |
• Verës (DST) | UTC−04:00 (EDT) |
Shkurtesa USPS | AL |
Kodi ISO 3166 | US-AL |
Shkurtesa tradicionale | Ala. |
Gjerësia gjeografike | 30°11' N to 35° N |
Gjatësia gjeografike | 84°53' W to 88°28' W |
Faqja zyrtare | alabama |
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/DexterAvenueBaptistChurch.jpg/320px-DexterAvenueBaptistChurch.jpg)
Prej Luftës Civile Amerikane deri në Luftën e Dytë Botërore, Alabama, si shumë shtete jugore, pësoi vështirësi ekonomike, pjesërisht për shkak të varësisë së vazhdueshme nga bujqësia. Me gjithë rritjen e industrive të mëdha dhe të qendrave urbane, interesat rurale të të bardhëve dominonin legjislaturën deri në vitet 1960, ndërsa interesat urbane dhe afrikano-amerikanët ishin të nën-përfaqësuar.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Alabama përjetoi rritje kur ekonomia e shtetit kaloi nga një ekonomi me bazë kryesisht bujqësore në një ekonomi me interesa të larmishme. Krijimi ose zgjerimi i instalimeve të shumta të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara zgjeroi ekonominë e shtetit dhe ndihmoi në kapërcimin e hendekut midis një ekonomie bujqësore dhe industriale gjatë mesit të shekullit të 20-të. Ekonomia e shtetit në shekullin e 21 bazohet kryesisht në industrine e automobilave, financat, aeronautikë, nxjerrjen e mineraleve, shëndetësi, arsim, tregëti me pakicë, dhe teknologji.