Ana Bërnabiq
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ana Brnabiq (serbe cirilike: Ана Брбабић, Ana Brnabić, shqiptuar [âna bønabit͜ɕ], e lindur më 28 shtator 1975) është një politikane Serbe, e cila është kryeministre e Serbisë që prej datës 29 qershor 2017, duke u bërë gruaja e parë dhe personi i parë homoseksual që mban këtë detyrë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ajo më parë ishte Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë nga 11 gushti 2016 deri më 29 qershor 2017, nën kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin në detyrë Ivica Daçiq. Pasi Vuçiç u përurua si President i Serbisë më 31 maj 2017, ai propozoi Brnabiq si pasardhës të tij në qershor. Qeveria e saj u votua në detyrë më 29 qershor 2017, me një shumicë prej 157 nga 250 deputetë të Asamblesë Kombëtare të Serbisë.
Brnabić është kryetarja LGBT e pestë e qeverisë në botë (pas Jóhanna Sigurðardòttir, Elio Di Rupo, Xavier Bettel dhe Leo Varadkar) dhe kreu i dytë i LGBT kreu i qeverisë në pëgjithësi. Në vitin 2017 ajo u bë kryetarja e parë e qeverisë së çdo vendi Ballkanik për të ndjekur një marshim të krenarisë homoseksuale kur mori pjesë në një në Beograd.