Artmotion
shërbim i internetit dhe televizionit kabllor në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Artmotion SH.P.K. është një kompani kosovare që shërben internetin dhe televizionin kabllor. E themeluar në vitin 2004, nga viti 2008 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë, kurse nga viti 2011 ofron edhe shërbime të televizionit kabllor. Artmotion ka një ndër rrjetet më të avancuara në Kosovë, dhe ofron shërbime të internetit përmes fibrit optik, rrjetit koaksial dhe rrjetit mikrovalor në të gjithë territorin e Kosovës.[nevojitet citimi i plotë] Është një nga katër operatorët e licensuar për nyje ndërkombëtare KOS-IX. Artmotion është i licensuar nga ARKEP dhe KPM për ofrimin e shërbimeve të internetit, televizionit kabllor dhe IPTV. Drejtori ekzekutiv i kompanisë është Kushtrim Gojani.[1]
Themeluar në | 2004 |
---|---|
Zyrat qendrore | , |
Zona e shërbimit | Kosovë |
Njerëzit kyç | Kushtrim Gojani (drejtor ekzekutiv) |
Prodhimi | Sherbime të telekomunikimit |
Shërbimet | ISP Cable TV |
Faqja e internetit | www |
Artmotion në vitin 2018 ka filluar me operimin e platformës televizive vetanake (deri më tani posedon 16 kanale televizive vetanake) dhe dalëngadal po nis dominimin në tregun kosovar përshkak të programacionit sportiv, argëtues dhe poashtu lidhjeve të ngushta me televizionin Klan Kosova dhe inkuadrimit e kanaleve sportive të Arena Sport.
Në vitin 2022, Artmotion njoftoi që do të fillonte marrëveshje me kompaninë mediatike shqiptare DigitAlb, për t'i sjellur kanalet e platformës së saj (duke përfshirë Top Channel) në Kosovë. Kjo vjen pasi DigitAlb ndërpreu kontratën e vet me Ipkon.[2]
Platforma në 2022 ka bashkuar programacionin me platformën Kujtesa, duke kombinuar kanalet televizive dhe duke blerë së bashku licensat e ligave sportive. Ajo gjithashtu prodhon emisionin Big Brother VIP Kosova përmes një bashkëpunimi me Banijay [en].[3]