Banka e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka qendrore është autoriteti monetar që harton e zbaton politikën monetare dhe kryen funksione të tjera të rendesishme për ekonominë.
Zyra qendrore | Tiranë | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 2 shtator 1925 (2 shtator 1925) | ||
Prona | 100% pronë e artistit[1] | ||
Guvernator | Gent Sejko | ||
Bankë qendrore e | Shqipërisë | ||
Valuta | Leku shqiptar ALL (ISO 4217) | ||
Rezervat | 2 890 milionë USD | ||
Faqja zyrtare | www |
Sistemi Bankar në Shqipëri, ashtu si edhe në ekonomitë e tjera, është organizuar në dy nivele: në bankat e nivelit të dytë (ose bankat tregëtare; këto janë bankat që ne njohim nga përditshmëria jonë) dhe një bankë qendrore (Banka e Shqipërisë). Sistemi bankar në Shqipëri është zhvilluar vonë dhe ka pasur luhatjet e tij që lidhen me zhvillimet ekonomke dhe shoqërore.