From Wikipedia, the free encyclopedia
Bayer 04 Leverkusen Fußball GmbH, njohur gjithashtu si Bayer 04 Leverkusen ([ˌbaɪ̯ɐ ˈleːvɐˌkuːzn̩]), Bayer Leverkusen, Leverkusen ose thjeshtë Bayer, është një klub futbolli gjerman me seli në Leverkusen, Veri Rhine-Westphalia.[3] Klubi luan në Bundesligë, elita e futbollit gjerman, dhe luan ndeshjet si vendas në stadiumin BayArena.[1][2]
Emri i plotë | Bayer 04 Leverkusen Fußball GmbH | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Die Werkself[1] | ||
Themeluar | 1 korrik 1904; 120 vite më parë | ||
Stadiumi | BayArena[2] | ||
Kapaciteti | 30,210 vënde | ||
Pronari | Bayer AG | ||
Trajneri | Xabi Alonso | ||
Liga | Bundesliga | ||
2023–24 | Vëndi 1rë (kampionë) | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
Klubi u themelua në vitin 1904 nga punëtoret e një kompanie gjermane farmaceutike e quajtur Bayer, selia e së cilës është në Leverkusen nga i cili buron edhe emri i klubit. Më përpara klubi është njohur si pjesë e departamentit sportiv TSV Bayer 04 Leverkusen, anëtarët e të cilët merrnin pjesë në aktivitete gjimnastikore, atletike dhe në basketboll dhe sporte të tjera përfshirë RTHC Bayer Leverkusen (rowing, tenis dhe hokej). Në vitin 1999, ky departament u nda nga klubet sportive dhe tani klubi mban emrin Bayer 04 Leverkusen Fußball GmbH.[1]
Bayer Leverkusen ka fituar një DFB-Pokal, një Bundesliga dhe një Kupë UEFA.[4] Rivalët e tyre lokal janë 1. FC Köln.[5]
Më 27 nëntor 1903, Wilhelm Hauschild shkruajti një letër – e firmosur nga 170 puntorët e tij – punëdhënësit të tij Friedrich Bayer and Co., duke kërkuar mbështetjen e kompanisë në krijimin e një klubi sportiv.[6] Kompania ra dakord që të mbështeste iniciativën, dhe më 1 korrik 1904, Turn- und Spielverein Bayer 04 Leverkusen u themelua.[6] Në kulturën gjermane sportive të asaj kohe, ekzistonte një armiqësi e dukshme midis gjimnastëve dhe atletëve të sporteve të tjera. Si përfundim kjo solli ndarjen e klubit në dy pjesë: më 8 qershor 1928, futbollistët formuan një shoqatë të ndarë – Sportvereinigung Bayer 04 Leverkusen – që gjithashtu përfshinte lojtarët e handball dhe fistball, atletët dhe boksierët, kurse gjimnastët vazhduan me TuS Bayer 04 Leverkusen. SV Bayer 04 Leverkusen i mori atyre ngjyrat tradicionale të klubit, të kuqen dhe të zezën, kurse gjimnastët morën blunë dhe të verdhën.
Gjatë kësaj periudhe, dhe deri në fillim të viteve 1930', SV Bayer 04 Leverkusen luajti në divizionin e tretë dhe të katërt.[7] Në vitin 1936, ata u ngjitën në ligën e dytë gjermane.[7] Ai ishte edhe viti kur klubi veshi kryqin familjar "Bayer" për herë të parë.[7] Ata zhvilluan paraqitjen e parë në ligën më të lartë gjermane në vitin 1951, në Oberliga West, ku luajtën deri në vitin 1956, vit ku u rrëzuar një kategori më poshtë. Ata nuk do të riktheshin në elitë deri në vitin 1962, vetëm një sezon para themelimit të ligës së re profesionale të Gjermanisë, Bundesliga. Viti i ardhshëm e pa klubin të luante në Regionalliga West, divizioni i dytë, ku performancat e tyre në sezonet në vijim ishin zhgënjyese.
SV Bayer 04 Leverkusen pati një far përmirësimi në vitin 1968 duke fituar titullin e divizionit, por nuk mundën të avanconin në divizionin e parë nga raundi play-off. Klubi ra sërisht në vitin 1973, por u rikthye shpejtë në atë që sot quhet 2. Bundesliga pas një sezoni të shpenzuar në divizionin e tretë. Katër vite më vonë, klubi në mënyrë komode siguroi një vend në Bundesliga ku ata filluan të luanin që nga sezoni 1979–80.
Nga mesi i viteve 1980', SV Bayer 04 Leverkusen kishte arritur të bëheshe një skuadër mesatare dhe të përfundonte në gjysmën e parë të renditjes në ligë. Në vitin 1984, dy pjesët e klubit që ishin ndarë rreth gjysëm shekulli më parë u ribashkuan nën emrin TSV Bayer 04 Leverkusen e.V. Klubi më pas përdori të kuqen dhe të bardhën si ngjyrat kryesore.
Përveç që ishte bërë një ekip i vendosur mirë në Bundesligë, klubi gjithashtu fitoi edhe trofetë e para me një fitore dramatike në Kupën UEFA 1988. Ata humbën 0–3 në ndeshjen e parë finale ndaj Espanyol, por arritën një fitore në të dytën me të njëjtat shifra, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku ata triumfuan 3–2.[8][9]
Në të njëjtin vit, Reiner Calmund, ekzekutivi për një kohë të gjatë në klub, u bë menaxheri i përgjithshëm i klubit. Kjo u konsiderua si një nga lëvizjet më të rëndësishme në historinë e klubit; ai i dha klubit një sukses të madhë për rreth një dekadë e gjysëm, duke kryer blerje largpamëse dhe mendjemprehtë.
Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, Calmund nxitoi të blinte yjet e Gjermanisë Lindore si Ulf Kirsten, Andreas Thom dhe Jens Melzig. Këta lojtarë do të fitonin menjëherë zemrat e tifozëve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekip. Calmund gjithashtu krijoi lidhje dhe kontakte me futbollin brazilian, duke bërë shok Juan Figer, një nga agjentët sportiv më të fortë në Brazil. Në vitet e ardhshme, superyjet në zhvillim si Jorginho dhe Paulo Sérgio, ju bashkuan ekipit; atyre ju bashkuan edhe ylli çek Pavel Hapal. Klubi gjithashtu firmosi me lojtarë karizmatik si Bernd Schuster, dhe Rudi Völler, duke siguruar sukses dhe popullaritet.
Klubi fitoi trofeun e rradhës në vitin 1993 me një fitore 1–0 kundër një skuadre amatore të Hertha BSC në DFB-Pokal më 12 qershor 1993.[9][10] Në sezonin e ardhshëm, në një ndeshje që njihet për "Golin e Vitit Gjerman" nga 45 metra nga Schuster (ky gol më vonë u quajt edhe si "Goli i Dekadës"), Bayer u ndesh kundër Eintracht Frankfurt nga fillimi i sezonit, dhe përdori për herë të parë fanellat e treta, që ishin të një stili të vjetër me shirita të kuqë dhe të zezë, të ngjashme me ato që Frankfurti përdorte në ato kohë. Kjo u bë shumë e famshme dhe tifozët e pelqyen, duke bërë që kjo fanellë, të përdoreshe si fanella e parë e skuadrës që nga ajo ditë.
Në vitin 1996, klubi përpak përjetoi katastrofën pasi siguroi me vështirësi mbijetesën. Pas kësaj, ata u bën një skuadër e fortë, duke luajtur një futboll taktikisht dhe ofensivisht argëtues nën drejtimin e trajnerit të ri Christoph Daum, i cili gjithashtu ndihmoi në afrimin e lojtarëve si Lúcio, Emerson, Zé Roberto dhe Michael Ballack. Daum më pas u shkarkua me bujë për shkak të një skandali me kokainë që gjithashtu i kushtoi edhe konsiderimin që kombëtarja gjermane kishte për ta vendosur si trajner.[11][12]
Klubi arkivoi katër vende të dyta në periudhën 1997–2002. Vendet e dyta të arritura në vitet 2000 dhe 2002 thyen zemrat e tifozëve pasi në të dyja rastet ekipi ishte shumë pranë fitimit të kampionatit. Në vitin 2000, Bayer kishte nevojë të merrte vetëm një barazim në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër SpVgg Unterhaching, por një autogol i Michael Ballack i hapi rrugë distafës 2–0, kurse Bayern Munich siguroi titullin me një fitore 4–1 kundër Werder Bremen. Dy vite më vonë, klubi shpërdëroi një avantazh prej pesë pikësh duke humbur dy nga tre ndeshjet e fundit, duke i dhënë mundësi Borussia Dortmund të merrte trofeun dhe tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Sezoni 2002 u etiketua si "Horrori i trefishtë" pasi ekipi humbi edhe finalen e DFB-Pokal nga Schalke 04 si dhe finalen e Ligës së Kampioneve 2–1 nga Real Madrid, duke bërë që mediat angleze t'i vendosnin pseudonimin "Neverkusen".[13][14][15] Leverkusen ishte ekipi i i parë në histori që arriti finalen e Ligës së Kampioneve pa fituar kampionatin kombëtar.[16]
Klubi përjetoi disa momente negative në dy sezonet e ardhshme. Para fillimit të sezonit 2002–03, ata humbën shërbimet e dy yjeve të mesfushës, Michael Ballack dhe Zé Roberto, që kaluan tek rivalët e Bayern Munich. Klubi flirtoi me rrezikun e rënjes nga kategoria gjatë pjesës më të madhe të atij sezoni, gjë që solli shkarkimin e trajnerit Klaus Toppmöller, i cili kishte drejtuar ekipin gjatë periudhës më të suksesshme të tyre; ai u zëvëndësua nga trajneri pa përvojë Thomas Hörster. Trajneri karizmatik Toppmöller drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit të kampionatit duke ndihmuar në shmangien e katastrofës me një fitore ndaj ish klubit të tij 1. FC Nürnberg. Ai më pas udhëhoqi Bayer Leverkusenin në një vend të tretë në ligë që siguroi një prezencë në Ligën e Kampioneve.
Sezoni 2004–05 pa Bayer Leverkusen të hakmerrej ndaj Real Madridit në Ligën e Kampioneve me një fitore 3–0 në shtëpi,[17] që kontriboi edhe në fitimin e grupit.[18] Leverkusen, megjithatë, u eliminua në raundin e parë me eliminim direkt nga Liverpool, që në fund fitoi trofeun.[19][20] Ata e përfunduan kampionatin në vendin e gjashtë duke siguruar kualifikimin për në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm.
Në fillim të 2005, trajneri Augenthaler u shkarkua nga posti pasi klubi kishte arritur fillimin më të keq në Bundesligë në 20 vitet e fundit, duke fituar vetëm një nga katër ndeshjet e para në kampionat që u pasua edhe me një disfatë 0–1 në shtëpi nga rusët e CSKA Sofia në ndeshjen e parë të raundit play-off të Kupës UEFA.[21] Ish trajneri i kombëtares gjermane Rudi Völler, i cili para fillimit të sezonit kishte qënë edhe drejtor sportiv, u vendos i trajner i përkohëshëm.[22][23] Michael Skibbe, i cili ishte ndihmës-trajneri i Völlerit në kombëtare, u emërua si pasuesi i tij në tetor 2005.[23] Skibbe ktheu fatet e sezonit për ekipin duke e udhëhequr drejt një vend të gjashtë në kampionat, duke siguruar një tjetër prezencë në Kupën UEFA; ai arriti të njëjtin rezultat edhe në sezonin 2006–07.[23]
Sezoni 2007–08 nuk ishte i suksesshëm për Bayer Leverkusen pavarësisht një fillimi pozitiv; pesë nga dhjetë ndeshjet e fundit të ligës u humbën nga ekipeve të renditura në pjesën e poshtme të renditjes. Michael Skibbe u kritikua shumë nga fundi i sezonit pasi ai e ndryshonte shpesh formacionin titullar. Bayer Leverkusen gjithashtu humbi edhe mbështetjen e tifozëve: në humbjen 1–2 kundër Hertha BSC, tifozët e Leverkusenit shkaktuan shumë trazira, duke bërë kore që kërkonin shkarkimin e Skibbes, kurse ultrasit, të cilët kishin parë mjaftueshëm, i vunë flakën fanellave të tyre dhe i hodhën në fushë. Michael Skibbe u shkarkua shpejt pas këtyre incidenteve, duke u larguar nga klubi më 21 maj 2008, me drejtuesit e klubit duke thënë se arsyeja e shkarkimit të tij ishte dështimi për tu kualifikuar për në fazën e grupeve të Kupës UEFA për sezonin e ardhshëm.[24]
Sezoni 2008–09 filloi mbarë për Leverkusenin nën drejtimin e trajnerit të ri Bruno Labbadia, të cilin klubi e kishte blerë nga SpVgg Greuther Fürth i 2. Bundesliga.[25] Me sezonin që vazhdonte, klubi dështoi të fitonte ndeshje kundër ekipeve më të mira në Bundesligë. Ata megjithatë mundën të arrinin në finalen e DFB-Pokal më 30 maj 2009 në Berlin, por u mposhtën 0–1 nga Werder Bremen.[23][26] Leverkusen e përfundoi sezonin në vendin e nëntë në renditjen e Bundesligës, duke bërë që Labbadia të kalonte tek Hamburger SV në qershor 2009.[27] Menjëherë pas kësaj, Leverkusen prezantoi Jupp Heynckes si trajnerin e ri të ekipit, i cili më parë kishte drejtuar Bayern Munich pas largimit të Jürgen Klinsmann.[28]
Ndryshe nga shumë klube të tjera gjermane futbolli, të cilët kanë lidhje të forta me klasën punëtore, Bayer Leverkusen buron nga imazh i pastër familjaro-miqësor.[29] BayArena ka reputacionin e të qënit një nga stadiumet e futbollit më familjaro-miqësor në Gjermani.[29] Ironikisht, Bayer 04 ishte klubi i parë i Bundesligës ku tifozët e të cilës e identifikuan veten si Ultras dhe qyteti i Leverkusenit është një nga qytetet më të vjetra industriale të Gjermanisë.[30]
Bayer Leverkusen është perceptuar nga disa si një imazh i problemeve të vazhdueshme të llojeve të ndryshme.[31] Pavarësisht se nga ana financiare ata janë një klub i shëndetshëm, shumë nga tifozët tradicional të klubit e akuzojnë atë si një "klub plastik" pa tradita dhe një fanbazë, që ekziston vetëm për krijimin e sponsorit të për komaninë e tyre farmaceutike – Bayer AG.[32][33] Si rezultat i kësaj, klubi dhe tifozët kanë filluar të vënë në dukje origjinën e tyre industriale me krenari, duke e quajtur veten "Werkself" (Shqip. "Ekipi i fabrikës", "Millhanders") ose "Pillendreher" (Shqip. "Thyesit e tabletave").[34][35]
Origjina industriale e Bayer Leverkusen, megjithatë, nuk është aq unike sa duket. Klube të tjera si PSV, Carl Zeiss Jena dhe Sochaux, ndajnë të njëtin repucation të të qënit klub i klasës punëtore.[36][37] Ndryshe nga ekipet e tjera të Red Bullit (Salzburg, New York dhe Leipzig) që janë themeluar në të shkuarën e afërt për qëllime reklamuese, themelimi i Bayer Leverkusen u motivua nga ideja e krijimit të kushteve të jetesës për punëtorët e fabrikës në fillim të shekullit të 20të. Në këndvështrimin e kësaj tradite, UEFA lejon klubin që të përdor markën "Bayer" në kompedicionet evropiane, duke i hequr më pas të drejën klubeve në veçanti si Red Bull Salzburg që të bëjë një gjë që ngjashme.[38]
2. Bundesliga Veri:
DFB-Supercup:
Kompedicioni | Nd | F | B | H | G+ | G- | Dg | %F |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
UEFA Liga e Kampioneve | 94 | 36 | 19 | 39 | 133 | 154 | −21 | 38,30 |
UEFA Liga e Evropës | 92 | 43 | 23 | 26 | 141 | 85 | +56 | 46,74 |
UEFA Kupa e Fituesve të Kupës | 6 | 3 | 2 | 1 | 15 | 8 | +7 | 50,00 |
Gjithsej | 192 | 82 | 44 | 66 | 289 | 247 | +42 | 42,71 |
|
|
|
|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.