Beteja e Dyrrahut (1081)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Beteja e Dyrrahut (pranë Durrësit të sotëm në Shqipëri) u zhvillua më 18 tetor 1081, mes Perandorisë Bizantine, e drejtuar nga Perandori Aleks I Komneni dhe normanëve të Italisë jugore nën drejtimin e Robert Guiskardit, Dukës së Apulias dhe Kalabrisë. Beteja u zhvillua jashtë qytetit të Dyrrahut (i njohur edhe si Durazzo), kryeqytetit bizantin të Ilirisë dhe përfundoi me fitoren normane.
Beteja e Dyrrahut | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||
Pjesëmarrësit | |||||||
Perandoria Bizantine | Dukati i Apulias dhe Kalabrisë | ||||||
Komandantët | |||||||
Aleks I Komneni Gjergj Paleologu |
Robert Guiskard Bohemundi i Tarantos | ||||||
Fuqia | |||||||
20-25,000 burra[1][2] | 30,000 burra[3] 150 anije | ||||||
Humbjet | |||||||
5,000 burra të vdekur[4] 7,000 burra dezertuan[5] |
Të konsiderueshme[4] |
Pas pushtimit norman të Italisë bizantine dhe Sicilisë Saraçene, Perandori bizantin Mihali VII u fejoi djalin e tij me vajzën e Robert Guiskardit. Kur Mihali u rrëzua nga pushteti, Roberti e përdori këtë si një pretekst për të sulmuar Perandorinë Bizantine në 1081. Ushtria e tij rrethoi Dyrrahun por flota e tij u mund nga Venedikasit. Më 18 tetor, normanët u zunë me një ushtri bizantine të drejtuar nga Aleks II Komneni jashtë Dyrrahut. Beteja filloi me krahun e djathtë bizantin që shpartalloi krahun e majtë norman, të cilët u thyen dhe u larguan. Mercenarët Varangë iu bashkuan ndjekjes së normanëve që po ia mbathnin por u ndanë nga forcat kryesore dhe u masakruan. Kalorësit normanë në qendër sulmuan qendrën bizantine dhe e shpartalluan atë, duke shkaktuar largimin e bizantinëve.
Pas kësaj ftoreje, normanët e morën Dyrrahun në shkurt 1082 dhe përparuan më në brendësi duke pushtuar shumicën e Maqedonisë dhe Thesalisë. Roberti më pas u detyrua të largohej nga Greqia për tu marrë me sulmin e një aleati të tij, Papës prej Perandorit të Shenjtë Romak, Henrit IV. Roberti la djalin e vet Bohemundin në krye të ushtrisë në Greqi. Bohemundi, fillimisht qe i suksesshëm, duke mundur Aleksin në disa beteja, por u mund prej tij në rrethinat e Larisës. I detyruar të tërhiqej në Itali, Bohemundi humbi të gjitha territoret e fituara nga normanët në këtë fushatë. Rikuperimi bizantin nisi Restaurimin Komnen.